Shtatzënia është një periudhë shumë delikate për një nënë. Fëmija dhe nëna jetojnë në simbiozë me njëri-tjetrin. Kjo është edhe koha kur lodhja bëhet më e shpeshtë dhe partneri juaj filon të ndihet i përjashtuar.
Si ndryshon marrëdhënia e një çifti gjatë shtatzënisë? A janë të kujdesshme gratë po aq sa kur nuk ishin shtatzënë?
Çifti gjatë shtatzënisë
Shtatzënia është një moment shumë delikat për nënën, por edhe për babin, por sigurisht edhe për çiftin në tërësi. Shtatzënia është një moment shumë emocionues. Trupi i femrës fillon dhe pëson ndryshime të vazhdueshme. Këto ndryshime kanë dhe disa frikëra edhe pse jo në mënyrë të pandërgjegjshme. Ato fillojnë dhe mendojnë nëse duken tërheqëse dhe a e kanë sa duhet vëmendjen e burrit. Çiftet zakonisht e lënë pas dore edhe jetën seksuale gjatë kësaj periudhe. Kjo ndodh për shkak se ata ndjejnë një lloj frike se mos lëndojnë bebin dhe partneren.
Partnerët gjatë kësaj periudhe kanë një mungesë për të kryer marrëdhënie seksuale. Gruaja gjatë kësaj kohë ndihet e lodhur dhe shpeshherë ka komplikime sidomos gjatë 3 muajve të parë. Tek gruaja ekziston frika dhe ankthi në lidhje me fëmijën dhe ndjenja e tmerrshme se mos e humbin atë. Kjo e bën atë që të qëndrojë larg partnerit në shtrat.
Keqkuptimet e çiftit në shtatzëni
Është e rëndësishme të kujtojmë se çifti duhet të mbetet i tillë edhe pasi bëhet prind, por edhe në momentin kur nëna mbetet shtatzanë. Kështu që është e rëndësishme të qëndroni sa më afër me njëri-tjetrin në këtë moment dhe të mos e shfrytëzoni për keq këtë periudhë që mund të ndikojë përgjatë gjithë jetës. Natyrisht, nëse marrëdhënia seksuale shkakton dhimbje, siklet ose humbje gjaku, është e rëndësishme të kontaktoni me gjinekologun dhe ta diskutoni atë me të.
Komunikimi është thelbësor gjatë shtatzanisë. Duhet që gruaja të mësohet me ndryshimet që po i ndodhin dhe të përfsihet sa më shumë që të jetë e mundur në jetën e saj reale duke e përjetur sa më mirë këtë moment. Çifti duhet të fokusohet më mirë tek njeri tjetri dhe secili duhet të mendojë si të bëjë më të lumtur partnerin. Duhet të bëjnë gjëra të ndryshme dhe të mos jenë monoton.
Lexo edhe: Seksi ne shtatzani, ne cilat raste evitohet?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu