Çiftet që duan të bëhen prindër duhet të ndryshojnë stilin e jetesës që dy vite para

Çiftet që duan të bëhen prindër duhet të ndryshojnë stilin e jetesës dy vite para se të përpiqen të bëjnë një fëmijë, thotë një eksperte e riprodhimit.




0 0

Tre muaj, që këshillohen në mënyrë tipike, nuk janë të mjaftueshme nëse çiftet po fillojnë të tentojnë për fëmijë, me një peshë ose mënyrë jetese jo të shëndetshme, sipas biologes se riprodhimit Grace Dugdale.

Përkundrazi, gratë dhe burrat duhet të përpiqen të arrijnë një peshë të shëndetshme shumë përpara se të mendojnë për fillimin e një familjeje.

Ata duhet të konsiderojnë uljen përdorimit te alkoolit dhe fillimin e marrjes së multivitaminave shumë kohë përpara se një grua të mbetet shtatzënë.

Kjo për shkak se mund të duhet një vit i plotë që njerëzit të humbin peshën e mjaftueshme ose të përshtaten në një dietë të shëndetshme që përmban ushqyesit që mendohet se rritin pjellorinë.

Atëherë mund të duhen disa muaj që ato ndryshime të fillojnë dhe të prekin vezët e një gruaje, dhe burrat, rezultati tek te cilët shihet në spermatozoidet.

Në Konferencën e Fertilitetit në Manchester fundjavën e kaluar, ekspertja ka thënë:

‘Këshillat standarde janë që tre muaj para se të ngjizni një fëmijë nënat duhet të marrin acid folik dhe të jetojnë shëndetshëm, por kjo nuk u jep njerëzve kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Çiftet martohen, atëherë ata presin derisa të kenë probleme për të ngjizur para se të bëjnë ndryshimet në dietën e tyre dhe stilin e jetës që mund t’i ndihmojnë ata, dhe është marramendëse nëse ata përfundojnë me probleme të fertilitetit që mund të ishin zgjidhur më herët.

“Gjërat themelore si kontrolli i vitaminës D mund të bëjnë ndryshime të mëdha. Nëse njerëzit do t’i lejonin vetes kohë të ndiqnin një dietë të shëndetshme dhe të arrinin një peshë të shëndetshme më herët, me të vërtetë do të bënte ndryshim për kaq shumë njerëz.”

Studimet sugjerojnë se 1 në 10 burra mund të përmirësojnë pjellorinë e tyre duke bërë ndryshime në stilin e tyre të jetës, të tilla si ushtrimet tre herë në javë, të hani arra dhe zarzavate me gjethe dhe të pini në mënyrë të moderuar.

Për gratë, ekzistojnë prova që vitamina D, e gjetur në vajin e peshkut, mishin e kuq dhe disa drithëra të fortifikuara (që përmbajnë vitamina dhe minerale të shtuara) në mëngjes, mund t’i ndihmojë ato të mbesin shtatëzënë duke lejuar që embrioni të implantohet në murin e mitrës.

Në përgjithësi ekspertët këshillojnë një dietë mesdhetare dhe gatim në shtëpi, dhe duhet të kuptoni që shumë gra që përpiqen të ngjizin kanë mungesa apo nivele të ulëta të hekurit dhe zinkut.

Lexo edhe: Ja cfare duhet te hani per te rritur mundesite tuaja per te ngjizur nje djale

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nëse po tentoni për shtatzani,...

Nëse po tentoni për shtatzani, duhet të dini se pjelloria mund të ndikohet nga ushqimi, duke filluar me mëngjesin. Kjo tezë mbështetet nga Dr. Gemma Fabozzi, embriologe klinike dhe nutricioniste...

Vuani nga endometrioza? Mos i...

Endometrioza është një sëmundje delikate, e cila nuk është gjithmonë e lehtë për tu njohur dhe që shkakton pasoja të rëndësishme tek gratë e prekura. Midis tyre, edhe vështirësia për...

Analizat e pjellorisë, tashmë me...

Hulumtimet e fundit nga Eshre, Shoqëria Evropiane e Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë mund të ndryshojnë qasjen ndaj një studimi që shumë gra i nënshtrohen analizës së fertilitetit. Hormoni AMH Studiuesit...

Përbërësi ushqimor që dëmton shumë...

Lloji i dietës së ndjekur mund të ndryshojë spermën e mashkullit brenda disa ditësh, duke ndikuar në lëvizshmërinë e spermës dhe duke luftuar (ose përkeqësuar) infertilitetin mashkullor. Mjafton që burrat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X