Një shtrëngim duarsh është më shumë sesa thjesht kapje apo takim i duarve me tjetrin. Ky gjest tregon shumë për besimin, qëllimin, kontrollin, frikën dhe madje mungesën e respektit të një personi. Ju vetëm duhet të dini se si të lexoni këtë shenjë të thjeshtë, por aq informative të trupit.
1.Shtrëngimi i duarve me të dyja duart. Nëse personi bën një shtrëngim duarsh duke përdorur dorën e dytë në anën e pasme të dorës së kundërshtarit, është një shenjë se personi po pranon dominimin e kundërshtarit të tij, por dëshiron të ketë një diskutim. Është duke thënë, “Le të flasim për këtë”, dhe tregon se personi është i sinqertë dhe i hapur për komunikim. Megjithatë, nëse dora e dytë vendoset në krye të dorës së kundërshtarit, kjo mund të nënkuptojë mungesën e besimit si një formë e vetëmbrojtjes.
2.Shtrëngim duarsh dominant. Ky person të shtrëngon dorën si një mundës, duke e shtrirë dorën e tij mbi atë tuajën. Një shtrëngim i tillë tregon dominimin dhe mund të konsiderohet edhe agresiv. Personi në thelb thotë: “Unë jam shefi, nuk më intereson çfarë mendon dhe unë do ta them fjalën e fundit”. Nëse ai e kthen dorën pak me fytyrë poshtë është shumë kontrolluese dhe është një shenjë se tjetri e ka kontrollin.
3.Shtrëngimi duarsh nënshtrues. Nëse pëllëmba vendoset lart, ndërsa dora juaj sipër, është një shtrëngim duarsh nënshtrues. Ky lloj i shtrëngimit të dorës vjen nga njerëz të ndrojtur ose të frikësuar lehtësisht dhe do të thotë se personi nuk është i sigurt dhe lehtë mund të dominohet.
4.Shtrëngimi i duarve si peshk i ngordhur. Nëse shtrëngimi i duarve është i ngathët dhe i lëshuar si një peshk i ngordhur, tregon mungesë angazhimi, indiferencë dhe dobësi. Ai jep mesazhin se personi mund të nënshtrohet lehtë. Megjithatë, mbani në mend se në disa kultura si në vendet afrikane, për shembull, një shtrëngim duarsh i tillë është një mënyrë e sjellshme për të përshëndetur dikë, ndërsa një shtrengim duarsh i vendosur mund të konsiderohet fyes.
5.Shtrëngimi i duarve si me një tufë karotash. Një shtrëngim duarsh i tillë është kur ju shtrëngoni gishtat e tyre midis dorës suaj. Personi praktikisht po thotë: “Nuk më intereson më,” dhe nuk do të shqetësohem për të treguar synimet dhe karakterin tim. Ky shtrëngim duarsh zbulon se personi mund të nxitet lehtë. Megjithatë, kjo gjithashtu mund të thotë se personit thjesht nuk i pëlqen kontakti fizik.
A mendoni se mund të lexoni personalitetin dhe qëllimet e një personi tjetër vetëm nga një shtrëngim duarsh? A jeni gati ta përdorni këtë praktikë?
Lexo edhe: Pse disa njerezve u rrine duart gjithmone te ftohta?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu