Çfarë tregojnë qimet e tepërta në trup për shëndetin e grave?

0 0

Na pëlqen apo jo, të gjitha kemi qime në trup. Është shumë normale dhe nuk duhet të shqetësoheni, edhe nëse nuk ndiheni rehat me to. Megjithatë, nëse lokacioni i qimeve apo dendësia e tyre ka ndryshuar, ky mund të jetë një tregues i një problemi shëndetësor.

Bright Side ka treguar se çfarë i shkakton këto ndryshime në rritjen e qimeve në trup dhe kur duhet të vizitoheni tek një specialist.

Le të përcaktojmë më parë llojet e qimeve që kemi:

  • Qimet si push, janë ato qimet e vogla shumë të holla që përgjithësisht mbulojnë gjithë trupin, edhe pse ndonjëherë nuk vihen re.
  • Qimet “terminale” janë shumë më të gjata, më të forta, më të trasha dhe normalisht shumë më të errëta se pushi dhe fillojnë të dalin gjatë pubertetit. Ky është lloji i qimeve që fillojnë të zhvillohen kur trupi ynë kalon përmes ndryshimeve të mëdha hormonale.

Çfarë duhet të keni kujdes?

Nëse keni një rritje të papritur të qimeve të trasha dhe të errëta si meshkujt, shikoni fotot e gjyshes tuaj. Pavarësisht nga ajo që kemi arritur me teknologjinë moderne, nuk mund të harrojmë gjenetikën.

Përkatësia etnike

Studimi tregon se grupe të ndryshme etnike  kanë më shumë gjasa të kenë rritje të mëdha të qimeve. Gratë e Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme kanë më shumë gjasa të zhvillojnë këtë problem. Grupet e tjera etnike janë diku në mes.

Një çekuilibër hormonal

Rritja e papritur e qimeve mund të shkaktohet nga një çekuilibër i hormoneve mashkullore. Edhe burrat edhe gratë i kanë këto hormone, dhe femrat zakonisht i kanë ato në një nivel relativisht të ulët dhe në një raport të pakonsiderueshëm në krahasim me hormonet e tyre femërore.

Nëse rritet niveli i testosteronit, trupi juaj ka shumë hormone mashkullore dhe fillon të duket si i tillë. Një situatë tjetër që çon në të njëjtin rezultat është një rënie e niveleve të estrogjenit, çka  mund të jenë rezultat i menopauzës për shembull. Sido që të jetë, kemi të bëjmë me një disbalancë të hormoneve femërore dhe mashkullore.

Çrregullime në gjëndrat e veshkave

Gjëndrat e veshkave janë të vendosura mbi veshkat dhe nëse gjëndrat e veshkave nuk funksionojnë ashtu siç duhet, balanca hormonale ndryshon dhe rritja e tepruar e qimeve të trupit është një nga simptomat më të dukshme.

Simptoma të tjera të problemeve të gjëndrave të veshkave:

  • Tension i lartë;
  • Shtim në peshë në pjesën e sipërme të trupit;
  • Nivel shumë i ulët ose shumë i lartë i sheqerit në gjak;
  • Dhimbje koke;
  • Dobësi muskulore.

Sindromi ovarian policistik

Sindromi ovarian policistik është një tjetër shkak i zakonshëm i  qimeve dhe nëse ju keni perioda të çrregullta me shumë mundësi mund keni këtë problem shëndetësor. Ky problem shkaktohet nga zmadhimi i vezoreve që përmban qese të vogla me lëngje, të quajtura folikula, të cilat kërkojnë kujdes mjekësor. Simptoma të tjera për këtë problem mund të jenë:

  • Ndryshimet e humorit;
  • Dhimbje koke;
  • Lodhje;
  • Problemet e gjumit.

Nëse qimet në një pjesë të caktuar të trupit tuaj vijnë në një mënyrë të papritur, ose në pak muaj, ju duhet të shkoni të kontrolloheni nga mjeku juaj. Kjo rritje dramatike e qimeve është një shenjë e rritjes së nivelit ekstrem të testosteronit dhe mund të jetë rezultat i një lloj rritjeje jonormale të indeve, madje edhe të ndonjë tumori, që çliron hormonet mashkullore. Nuk është shumë e zakonshme, por nëse ndryshimet ndodhin shpejt, duhet të kontrolloheni. Është gjithmonë më mirë të siguroheni dhe të gaboheni sesa të mos bëni vizitë.

Lexo edhe: Kujdes me depilimin, ja ne cilat raste shkakton infeksione te renda!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X