Çfarë tregojnë ngjyrat për anën shpirtërore dhe psikologjike të fëmijëve?

0 0

Njëra ngjyrë nuk i ngjason tjetrës. Nëse fëmija juaj tenton të përdorë gjithmonë të njëjtat nuancë për vizatimet dhe shkarravitjet e tij, nuk është rastësi: preferenca për disa nuanca, në fakt, lidhet me karakterin e fëmijës. Sipas ngjyrave që ai zgjedh më shumë, ju mund të kuptoni diçka më shumë për personalitetin e tij.

Vizatimet u përgjigjen nevojave emocionale

Nën një moshë të caktuar, fëmijët nuk vizatojnë dhe ngjyrosin me qëllimin për t’i dhënë një sens artistik ose realist krijimeve të tyre. Veprat e tyre të vogla artistike u përgjigjen më shumë nevojave emocionale. Edhe ngjyrat janë të lidhura me emocionet: nëse në disa raste, zgjedhja e tyre është e rastësishme, e diktuar edhe nga ato që fëmijët kanë në dispozicion, në shumë të tjera ndihmon për të eksploruar psikologjinë e tyre.

Nuanca të ngrohta apo të ftohta?

Sipas psikologëve të Psicoadvisor, një revistë e shkencave psikologjike dhe e neurobiologjisë, nëse fëmija preferon ngjyra të ngrohta (të tilla si e verdha, portokallia, e kuqja), ai ka të ngjarë të ketë një karakter të gjallë, kurioz dhe ndoshta edhe pak të shqetësuar. Nëse i përdor gjithmonë, mbase i duhet të përqendrojë vëmendjen te vetja. Jo vetëm kaq: e kuqja, portokallia, por edhe kafja tregojnë një anë artistike të theksuar dhe një instikt të shkëlqyeshëm.

Nga ana tjetër, nuancat e ftohta (vjollcë, jeshile, blu) preferohen nga fëmijët e rezervuar dhe të qetë. Kur përdoren tepër ato mund të tregojnë ndrojtje, tërheqje, pasiguri. Nëse bluja dhe jeshilja përdoren së bashku, ka të ngjarë të ketë kontroll të madh mbi veprimet e dikujt.

Për secilën ngjyrë – kuptimi i saj

Blu: siç shpjegohet nga psikologia Debora Pratesi, tregon ndjeshmëri, prirje për harmoni dhe dashuri për qetësinë, rregullin dhe respektin.

E kuqja: është ngjyra e gjallërisë, e dëshirës për të bërë gjëra, e nxitimit. Nëse është e tepërt tregon armiqësi dhe agresion.

E verdha: komunikon lumturinë, hapjen, buzëqeshjen, lehtësinë.

Vjollca: është ngjyra e ndjeshmërisë, fantazisë, dashurisë, përkushtimit.

Blu e hapur: tipike për fëmijët e durueshëm, të bindur, të qetë.

E gjelbra: preferohet nga të pjekurit, të ekuilibruarit, këmbëngulësit, egoistët dhe pak të prirur për të ndryshuar fëmijët.

Rozë: shprehin harmoninë, aktivizojnë imagjinatën.

Kafe: shpreh gëzim dhe kënaqësi, por nëse është mbizotëruese tregon mbyllje.

E zeza: mund të jetë simptomë e dorëzimit, braktisjes, rebelimit, frikës, dhimbjes.

Gri: tregon mbylljen, mbrojtjen, mosbesimin.

E bardha: tregon vështirësitë e komunikimit.

Preferenca për ngjyra të caktuara varet gjithashtu nga mosha. Fëmijët e vegjël, nën tre vjeç, priren të përdorin ngjyra shumë të errëta, për të lënë gjurmë të vetes. Midis moshës tre dhe gjashtë, fëmijët në përgjithësi tërhiqen nga ngjyra të ndritshme dhe të guximshme. Në moshën gjashtë ose shtatë vjeç, tonet zakonisht bëhen më pak të ndritshme dhe “të dhunshme” dhe më të ftohta.

Megjithatë, pas moshës shtatë ose tetë vjeç, ngjyra fillon të fitojë një modalitet subjektiv. Deri në moshën 10 vjeç, megjithatë, preferenca është për nuancat e ftohta të kaltra dhe jeshile, ndoshta të përziera me ngjyra të tjera më të gjalla.

Lexo edhe: Ngjyrat që ju duhen për dhomën e fëmijëve, kuptimi psikologjik






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X