Cfare te bejme pas vaksinimit te femijes?

0 0

Pas vaksinimit fëmija mund të jetë i irrituar

Kjo ndodh pasi fëmija mund të ndiejë dhimbje në vendin e shpimit, ose mund të kenë temperaturë. Prindërit mund t’i japin atij një medikament të përshtatshëm (paracetamol, ibubrofen), i cili do të lehtësojë dhimbjen si edhe do të ulë temperaturën. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoret aspirina.

Cfarë duhet të bëjmë me vendin e shpimit?

Për të reduktuar dhimbjen mund të vendosni herë pas here një copë të butë të ftohtë, dhe nëse e shikoni se fëmija ka shumë dhimbje mund t’i jepni atij paracetamol ose ibubrofen. Gjithashtu në farmaci mund të blini një krem (Anesderm), i cili, me vetinë e tij analgjezike do ta bëjë fëmijën të mos ndiejë dhimbje. Nëse pas 24 orësh skuqja fillon të rritet duhet të shkoni tek mjeku.

Po në rast temperature?

Para së gjithash duhet të masni mirë për të qënë të sigurt sa është temperature e fëmijës. Në rast se fëmija ka temperaturë duhet ta bëni atë të pijë shumë lëngje, të mos e vishni shumë, t’i bëni një banjo me ujë të vakët (Kujdes! Uji nuk duhet të jetë o ftohtë), në varësi të peshës dhe moshës i jepni një medikament me bazë paracetamoli ose ibubrofeni. Nëse temperatura vazhdon të rritet duhet të flisni me mjekun pedatër.

Kujdes nëse:

  • Fëmija qan pa pushim për më shumë se 3 orë, si edhe qan në mënyrë jo normale;
  • Fëmija ka treguar frikë, kontraksione apo dridhje të menjëhershme;
  • Fëmija duket shumë i zbehtë apo i dobët;
  • Ka një temperaturë rektale mbi 40.5 gradë.

Në të tilla raste shkoni në mënyrë urgjente tek mjeku!

Lexoni edhe: Temperatura pas vaksinimit, sa zgjat dhe si ta trajtojme?

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X