Cfare te bejme nese femija eshte i semure

0 0

Si të ndihmojmë një fëmijë të sëmurë?
Kur fëmija juaj është i sëmurë, ka nevojë për më shumë vëmendje dhe ngrohtësi, mund të mërzitet, nevrikoset lehtë. Pjesa më e madhe e fëmijëve kur sëmuren, kanë qejf të bëhen më të vegjël se mosha që kanë dhe duan më shumë përkëdhelje dhe dashuri. Mundohuni ta mbani pranë jush fëmijën e sëmurë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që ta kontrolloni shpesh dhe për të pasur nën kontroll gjendjen e tij shëndetësore. Natën nëse fëmija është shumë keq, flini bashkë me të.
Ushqyerja e fëmijës së sëmurë
Në përgjithësi fëmija i sëmurë ka më pak oreks. Duke qenë se lëviz më pak, ka më pak nevojë për energji, pra mos u shqetësoni nëse për disa ditë nuk do të hajë shumë, sigurisht kjo nuk do t’i bëjë shumë dëm. Lëreni të zgjedhë ushqimin që preferon, ushqejeni në sasi të pakta dhe në vakte më të shpeshta. Lëreni fëmijën të hajë aq sa do. Për një fëmijë të sëmurë, pirja e lëngjeve është më e rëndësishme se ngrënia. Mundohuni që fëmija të pijë shumë (rreth 1.5 litra në ditë,) veçanërisht kur ka temperature të lartë, vjell apo ka diarre. Nëse keni vështirësi për ta nxitur fëmijën të pijë lëngje, mundohuni t’ja bëni pirjen e tyre më tërheqëse, duke e lënë të zgjedhë llojet e lëngjeve që pëlqen, duke eleminuar servirjen e lëngjeve industrial. Fëmija duhet të pijë ujë, qumësht, lëngje frutash, caj. Jepini t’i pijë këto lëngje me pipëz, në një filxhan apo gotë të re tërheqese, në mënyrë që ta nxisni t’i pijë.
Rehatia dhe qetësia
Nuk është e nevojshme të këmbëngulni që fëmija të qëndrojë gjithë ditën në shtrat, megjithëse kur është sëmurë mund të pëlqejë vetë të rrijë shtrirë. Nëse do të ngrihet, mundohuni që të rrijë ngrohtë dhe në dhomën ku do të qëndrojë të mos ketë korrent ajri. Nëse nuk do të flejë vetëm, mbajeni në dhomën ku rrini edhe ju, që të mos ndihet i vetmuar.
Mundohuni ta zbavisni fëmijën kur është i sëmurë, por mbani mend se në këto raste do të përkëdhelet më shumë dhe do të përpiqet të tregohet më i vogël në moshë, është më pak i përqëndruar, nuk do të dojë të lodhet shumë, do të nevrikoset lehtë, dhe për këtë arsye, jepini lodra të qeta si për shembull të ndërtojë një formuese të thjeshtë, të ndërtojë dicka me tulla plastike, kuba, të bëjë vizatime me lapsa, të bëjë lojëra me plastelinë, të gjitha këto janë shumë të mira për fëmijët mbi një vjeç.
Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Çdo gjë varet nga gjendja shëndetësore e fëmijës dhe komplikimet që ajo shfaq. Për shembull ju mund edhe të qëndroni në shtëpi për një temperaturë deri në 39 gradë, duke u munduar ta zbrisni me shurup të përshtatshëm për moshën e tij. Por në rast se temperatura tenton të rritet dhe ju nuk po e mbani dot nën kontroll duhet t’i drejtoheni mjekut. Gjithashtu ju duhet të shikoni arsyen e shfaqjes së temperaturës, pasi zakonisht ajo është shenja paralajmëruese e diçkaje që nuk shkon në trupin e fëmijës. Temperatura mund të jetë për shembull shenja paralajmëruese e një infeksioni.
Rastet që kërkojnë kontrollin e mjekut mund të jenë dhimbjet e veshit, të vjellat e vazhdueshme, diarreja e vazhdueshme, infeksionet, etj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X