Shumë prindër zgjedhin ose janë “te detyruar” që të flenë bashkë me fëmijët e tyre. Disa nga meraku për t’i lënë vetëm, disave ua kërkojnë vetë fëmijët, por ky është realiteti për shumë prindër me fëmijë të vegjël.
Kështu ka ndodhur edhe me aktorin e humorit Ermal Mamaqi, i cili na tregon sesi e ka kaluar natën e mbrëmshme me djalin e tij Joel.
“Kur fle natën me kalamajt është sikur fle me VanDamin. Nuk ka rëndësi nëse ata flenë nga ana e gruas, ata përsëri do të të gjejnë ty në errësirë… Sot natën: 3 goditje me kokë, 4 shkelma në fyt dhe 2 grushta turive … 3 herë kam rreziku të më dali syri. Mbroni veten miq. Mos flini me fëmijët. Ata nuk dinë ç’bëjnë në gjumë. Ose bëjnë sikur janë në gjumë dhe na rrafin se ne i detyrojmë të hanë bukë dhe të bëjnë mësimet. Kujdesuni për veten. Mbroni partnerin nga fëmijët. Shpëtoni sa më shumë sy të mundeni. Ju përqafoj miq”, shkruan Ermali.
Për këto aryse të renditura me humor nga Mamaqi, ai këshillon gjithë prindërit të mos ndajnë të njëjtin shtrat me fëmijët e tyre.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu