Ajo që përjeton dhe fal një i porsalindur duke filluar që nga dita e parë e jetës janë një univers ndjenjash të mrekullueshme. Cdo kontakt me botën e jashtme ai e përjeton në mënyra të ndryshme dhe sigurisht që ai ka disa gjëra që i pëlqejnë. Por cilat janë ato?
1. Pëlqen gjërat që janë në lëvizje, qofshin njerëz apo objekte.
2. Fytyrat. Kryesisht ato të prindërve, dhe veçanërisht të nënës.
3. Britmat e egra, dhe kryesisht të vetat.
4. Bizhuteritë dhe gjërat e shndërritshme, nuk ka rëndësi se cfarë forme kanë.
5. Kontrastet, mund të tregojnë interes edhe për një hije në mur apo copë me vija.
6. E kuqja, fëmija pëlqen ngjyrat e theksuara.
7. Njollat dhe pikat, një njollë në tapet mund të tërheqë vëmendjen e tij.
8. Muzika, ska rëndësi çfarë lloji është.
9. Telekomanda, është një prej objekteve që mrekullon bebet.
10. Zërat e njohur, dhe kryesisht të nënës.
11. Gjërat e reja, nëse nuk i ka parë më parë disa objekte mund të tërheqin komplet vëmëndjene tij.
12. “Miqtë” me 4 këmbë, ata kanë një efekt magjik tek fëmija.
13. Paqyrat, ata pëlqejnë të shikojnë refleksin e tyre në pasqyrë.
14. Fëmijët, ata eksitohen nga prania e fëmijëve të tjerë.
15. Përkëdheljet dhe kilikosjet, masazhet janë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për ta bërë një bebe të ndihet mirë duke qënë se e pëlqejnë shumë.
Lexoni dhe: 5 shqisat qe zhvillohen ne barkun e nenes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu