Cfare ofron Vlora per turistet

0 0

Sipas disa analizave, detet e Vlorës rezultojnë të jenë ndër më të pastrat në Shqipëri. Themi detet e Vlorës sepse siç e dini ajo laget nga dy dete ai Adriatik dhe Jon, të cilat thyhen në një sasi të konsiderueshme brigjesh dhe gjiresh. Krahas brigjeve dhe gjireve Vlora njihet edhe për shpellat e shumta, të cilat janë vizituar nga udhëtarë të shumtë.
Si është klima në stinën e verës?
Ky qytet karakterizohet për një klimë mesdhetare, ku ndërthuret klima malore me atë detare. Ditët e verës në Vlorë nuk karakterizohen nga vapa e padurueshme si pasojë e ndikimit të detit në klimë. Temperatura mesatare për muajin Korrik (muaji më i nxehtë) arrin në 34 gradë.
Si është Vlora në stinën e verës?
Në stinën e verës brigjet e këtij qyteti janë të mbushura me vizitorë shqiptarë dhe të huaj që shfrytëzojnë bregdetin Adriatik dhe Jon. Shumë prej tyre zgjedhin të shëtisin me varkë me vela në zonën e mrekullueshme të Karaburunit. Mbrëmjet shoqërohen me muzikë live përgjatë brigjeve të detit, ku pushuesit mund të kalojnë disa momente çlodhje sipas preferencës.
Ku mund të pushojmë në Vlorë?
Bukuria e detit të Vlorës ka bërë që turizmi të zhvillohet më tepër pranë brigjeve, ku ekzistojnë një sërë mundësish për zgjedhje si në hotele ashtu edhe në restorante, bare etj. Përveç hoteleve Vlora ofron për pushuesit edhe shtëpi pushimi familjare në kushte shumë të mira.
Hotelet dhe restorantet
Kategoria që i përfaqëson më tepër hotelet e Vlorës është ajo me 3 dhe 4 yje, ku shërbimet e ofruara nuk kanë ndonjë ndryshim të madh midis tyre. Në më të shumtën e rasteve shërbimi njihet për cilësi në cilindo shërbim qoftë ai bar, restorant, hotel etj.
Tarifat e hoteleve apo shtëpive ndryshojnë sipas sezonit në të cilën bëhet kërkesa, ku zakonisht sezoni i lartë ofron cmime dy herë më të larta se ai i ulet. Sezon shumë i lartë konsiderohet ai që fillon nga java e parë e muajit Gusht. Sezoni i plazhit do të mbyllet deri në momentin që do të fillojë moti i keq. Marrja me qera e një shtëpie për një kohë të caktuar është zgjidhja më e përshtatshme për një familje që do të pushojë në bregdet. Kjo zgjedhje behët pothuajse e domosdoshme në rastet e familjeve me fëmijë të vegjël.
Nëse do të planifikoni të udhëtoni në qytetin e Vlorës në periudhën Korrik-Gusht, është i domosdoshëm të bëhet prenotimi paraprak për shkak të fluksit të madh të turistëve në këtë periudhë, moment i cili mund t’ju kërkojë të dërgoni edhe një paradhënie.
Në restorante pushuesit mund të konsumojnë si gatimet tradicionale ashtu edhe ato moderne, ku karakteristikë do të jenë prodhimet e detit gjithmonë të freskëta.
Si mund të shkohet në Vlorë?
Turistët që vijnë nga jashtë Shqipërisë duhet të fluturojnë drejt Rinasit, ose të lundrojnë drejt portit të Durrësit. Pushuesit që nisen nga qyteti i Tiranës duhet të udhëtojnë në rrugë autostradë për rreth 120 km, distancë të cilën mund ta përshkojnë me autobus, taksi, makinë personale. Agjensitë turistike kanë venë në dispozicion të pushuesve gjthashtu edhe autobusë të posaçëm për turistët në grupe.
Si mund të lëvizim në Vlorë?
Transporti publik i këtij qyteti është disi i varfër dhe për këtë arsye mund të lëvizet me makinë personale. Rrugët e Vlorës në periudhën Korrik-Gusht karakterizohen nga një trafik i rënduar. Ju duhet të keni parasysh gjithashtu se nëse do të kaloni në rrugët midis fshatrave mund të hasni rrugë të bllokuara me anën e gardheve, të vendosura nga banorët e zonës.
Hotelet dhe restorantet që mund të zgjedhim
Vlen të përmendet se Vlora në përgjithësi ka hotele cilësore, por disa që mund të veçonim janë:
– Hotel international (pranë portit);
– Grand hotel Tragjas (në fshatin Tragjas);
– Hotel New York (pranë tunelit);
– Paradise beach në Radhimë;
– Grand hotel në Radhimë.
Restorantet e Vlorës ofrojnë edhe specialitete të zonës. Pjatat me bazë peshku ofrohen kryesisht në restorantet përgjatë detit, ndërsa mishi në restorantet brenda qytetit. Zakonisht dreka preferohet të konsumohet reth orës 13:00-15:00 dhe darka rreth orës 21:00-22:30, për këtë arsye kuzhina e restoranteve nuk mbyllet asnjëherë para orës 22:30-23:00.
– Sky pizza (përballë kodrës Kuzum-Baba);
– Restorant Pulbardhat;
– Bar-restorant Kuzum-Baba;
– Restorant Ramosaco (Radhimë), ku mund të gjeni gatime tradicionale;
– Bar-restorant-piceri Arpet (rruga skelë-uji i ftohtë);
– Kompleksi turistik Freskia (Orikum).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X