Cfare ofron Kroacia per femijet

0 0

Kroacia është një destinacion shumë i përshtatshëm edhe për fëmijët, nuk është vend shumë i largët, mund të shkohet shumë lehtësisht me makinë dhe ofron për pushuesit një plazh të mrekullueshëm. Por, ashtu si edhe vendet e tjera turistike, jo të gjithë plazhet janë të përshtatshme për familjet me fëmijë të vegjël.
Ku mund të shkojmë?
1- “Istria”

Ja disa plazhe të përshtatshme për fëmijët:
“Medulin”

Në qytetin e vogël Medulin, fill pas kampingut që ndodhet në krahun e majtë, është një pjesë e hollë rëre e cila formon një gji mjaft të këndshëm, të pajisur me shezllone dhe me det jo shumë të thellë. Kjo zonë ka shumë pemë që bëjnë hije poshtë të cilave ndodhen shumë kioska që ofrojnë shërbime të ndryshme. Vlen të përmendim se parkimi është me pagesë.
“Premantura”
Duke u kthyer nga Premantura, pranë urës mund të gjeni një plazh të vogël, me shkëmbinj që rrihen nga era dhe me një dalje direkte në det.
“Kramenjak”
Bëhet fjalë për një zonë të mbrojtur dhe shumë të izoluar, por me një det të mrekullueshëm blu, shumë ideal sidomos për fëmijët. Ja vlen të shkoni të paktën një herë dhe të shijoni mrekullinë që natyra ju ofron në këtë vend aq të bukur dhe aq të pastër.
Disa plazhe të tjera të përshtatshme për fëmijët janë edhe ato që ndodhen pranë gjurmëve të dinosaurëve, menjëherë pas hyrjes së parkut. Bëhet fjalë për dy gjire me det të kristaltë, të pajisura me bare si edhe me pisha të shumta që krijojnë hije për pushuesit që duan të qetësohen apo të hanë diçka larg rrezeve të diellit.
Plazhi i vogël i “Rovignj”
Menjëherë sapo dilni jashtë qytetit dhe pasi ecni pak në drejtim të portit, ndodhet një plazh i vogël betoni me zhavor të hedhur, me hije të vogla dhe pellgje të përshtatshme për fëmijët. Uji nuk premtom maksimumin, por ky vend mund të konsiderohet ideali për t’u freskuar me fëmijët pas vizitës së qytetit, i cili sigurisht që duhet vizituar.
“Pensiola di Verudela”
“Hawai Beach”, i cili ndodhet pranë “Pola” është një plazh me det ngjyrë gurkali si edhe me guralecë të bardhë. Ky plazh ndodhet pranë akuariumit, i cili është një vend ideal për të çuar fëmijët, duke evituar kështu qëndrimin në plazh gjatë orëve më të nxehta të ditës. Ju mund të shkoni në akuarium rreth mesditës, pasi kjo është koha kur peshqit ushqehen dhe fëmijët mund të argëtohen shumë duke e bërë këtë. Në këtë zonë të plazhit mund të gjeni edhe shumë lojëra për fëmijët si edhe apartamente qëndrimi. Këtu ju mund të parkoni jashtë kompleksit, pa qënë nevoja të paguani. Plazhi është publik dhe mund ta përdorin edhe personat që nuk janë klientë të kompleksit turistik që ndodhet atje.
Plazhet e “Liznjan”
Liznjan është një vend i vogël jo shumë larg Medulin, të cilin mund ta arrini brenda disa minutave qoftë me makinë apo me biçikletë. Këtu do të gjeni gjire me një det të kristaltë, në të cilat mund të shkoni duke marrë rrugën jo të asfaltuar që ndodhet në të majtën tuaj, ndërsa vini nga Liznjan. Por, kujdes! Rruga ka disa tabela treguese të cilat nuk janë edhe aq të dukshme. Duke vazhduar deri në fund të rrugës do të gjeni plazhe të mrekullueshme për ju dhe fëmijët tuaj.
“Mativec Pisak”
Është plazhi i parë që do të shikoni, i cili ka një pishë të madhe si edhe gurë dhe shkëmbinj që e bëjnë këtë plazh edhe më të bukur.
“Salbunic”
Ndodhet përgjatë rrugës kryesore dhe ofron për ju një bar me lojëra për fëmijët si edhe plazh me guraleca. Është lehtësisht e arritshme duke qënë se nuk do t’ju duhet të ecni përgjtë rrugës së prishur.
2- “Quarnaro”
Ja cilat janë plazhet e përshtatshme për fëmijët në këtë zonë:
“Icici”

Në këtë plazh do të gjeni një pjesë të rregulluar me çadra dhe lojëra për fëmijë. Pjesa ku mund të vendosni çadra është ajo pranë portit, e rrethuar nga shkëmbinj. Dalja në det është shumë e thjeshtë.
“Volosto”
Ky plazh ofron “pishina” në det, duke qënë se pjesë të tij kanë veshje prej çimentoje. Uji është blu i kristaltë si edhe mund të gjeni lokale të ndryshme për të pirë diçka. Duhet të bëni kujdes pasi deti është shumë i thellë.
“Ishulli KrK”
Ky ishull është i përbërë nga limane shkëmbore me ngjyrë jeshile dhe blu, disa prej të cilave janë të vështira për t’u arritur. Ishulli më i përshtatshëm për fëmijët është ishulli “Baska Voda”.
“Ishulli Rab”
Edhe pse ky ishull është vend i përkryer për të kaluar pushimet me familjen, ne do të specifikonim “Lopar”, i cili është destinacioni perfekt për fëmijët duke qënë se ofron plazhe të qeta me rërë.
3- “Spliti verior”
Krahas plazheve në këtë zonë mund të vizitoni edhe qytetin “Zara” dhe parkun e saj të mrekullueshëm të liqeneve “Plitvice”. Në këtë pjesë të Kroacisë do të gjeni plazhet më të bukura dhe më të përshtatshme për fëmijët tuaj.
“Ishulli Vir”
Plazhi “Put Pedinke” është shumë i frekuentuar nga familjet me fëmijet. Në të djathtë plazhi është transformuar në pishinë me anën e mureve të betonit, uji është i cekët dhe plot me fëmijë. Atje mund të gjeni edhe zonë të vogël rëre për fëmijët. Në krahun e majtë ndodhen shkëmbinjtë dhe gurët. Uji vjen duke u thelluar dalëngadalë, dhe mund të gjeni edhe pishina të voga me mure prej guri. Ka shumë gjelbërim si edhe mund të gjeni një bar ku mund të pini diçka.
“Nin”
Plazhi Nin është me rërë dhe det të cekët, por uji nuk është transparent si pjesa tjetër e Kroacisë. Është vendi ideal për personat që duan të ecin përgjatë bregut.
“Petrcane”
Në këtë vend të vogël mund të gjeni komplekse turistike të ngritura përgjatë një pjese të vogël gurësh dhe shkëmbinjsh si edhe një pjese të madhe pemësh.
4- “Zara”
“Ishulli Pag” dhe plazhet e tij
“Zrce”

Ky është një plazh i madh, i qetë dhe me ujë transparent, i përbërë nga gurë të vegjël në breg të detit. Plazhi ofron çadra dhe parking me pagesë, dhe ju këshillojmë të shkoni në mëngjes, pasi rreth mesditës nuk do të jetë më një plazh i qetë për ju dhe familjen tuaj. Këtu mund të gjeni lojëra për fëmijët, bar dhe restorant, shërbime higjene si edhe sporte ujore.
“Tovarnele”
Kjo pjesë e ishullit ofron për ju detin më blu që mund të gjeni në Kroaci. Mos harroni të merrni me vete çadrën e plazhit, pasi nuk ka pemë që të mund të bëjnë hije për ju.
“Pag”
Në këtë plah ka disa bare, lojëra për fëmijët dhe një supermarket. Për ata që duan të qëndrojnë në hije ka disa kabina në dispozicion.
Çfarë nuk duhet të harroni të merrni me vete për fëmijët tuaj
Nëse doni të bëni pushime të qeta me fëmijët tuaj në Kroaci duhet të keni me vete shapka ose sandale të përshtatshme për plazhet shkëmbore, si për ju edhe për fëmijën tuaj. Nuk duhet të harroni cadrën e plazhit, pasi shumë plazhe nuk e ofrojnë këtë, si edhe një tendë të vogël ku mund të fusni fëmijën tuaj në rast se fryn erë.
Duhet të keni parasysh se plazhet me gurë nuk janë shumë komode për fëmiëjt, por ju garantojmë se Kroacia është një vend shumë i mirë për të pushuar edhe me fëmijë të vegjël.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X