Çfarë ndryshon në trurin e nënës kur është shtatzënë

0 0

Të bëhesh nënë është një nga dhuratat më të mrekullueshme të natyrës, e cila sjell me vete edhe një sërë ndryshimesh. Nuk ka asnjë manual që mund të përdorësh për të mësuar si të bëhesh një nënë e mirë. Megjithatë, nënat nuk duket se kanë nevojë për një të tillë, pasi ato e dinë instinktivisht atë që fëmija dëshiron dhe si ta bëjnë atë të lumtur. Si është kjo e mundur? Përgjigjja qëndron në trurin e gruas.

A e dini se kur bëheni nënë shumë reagime biokimike ndodhin në trurin tuaj? Nga nxitja e ndjenjave të dashurisë për fëmijën tuaj e deri tek ankthi, mbrojtja apo ndjenja e përkatësisë, truri juaj fillon të punojë jashtë orarit. Mëmësia shpesh ndryshon personalitetin tuaj të përgjithshëm dhe ju jep atë që gjithkush e quan “trurin e nënës” – një tru që është shumë ndryshe nga ai që kishit më parë!

Një grup kërkimor nga Universiteti Leiden në Holandë ka studiuar trurin e grave para dhe pas shtatzënisë. Disa nga gjërat që ky hulumtim ka zbuluar janë mrekulli të vërteta të natyrës dhe mund të shpjegojnë se si një nënë e kupton aq mirë fëmijën e saj!

  1. Truri juaj ndryshon në mënyrë të tillë që të ndiheni më të lidhura emocionalisht me fëmijën tuaj.

Duke qenë nënë ju do të përjetoni ndjesinë e të paturit në qendër të botës suaj fëmijën. Ai do të jetë gjithçka për ju. Truri juaj ndryshon në mënyrë të tillë gjatë shtatzënisë që të ndjeni fuqishëm një lidhje emocionale me fëmijën tuaj. Kjo është arsyeja pse, kur shikoni fotot e fëmijës suaj, shumë pjesë të trurit ngjallin kënaqësinë!

  1. Është përsëri truri juaj ai që kupton nevojat e foshnjës dhe nëse ai është i uritur apo i ngopur.

Që në ditët e para nënat e ndiejnë nëse fëmija është i uritur, ndien ftohtë, është i përgjumur apo është i ngopur.  E pra, hulumtimi ka zbuluar se disa nga ndryshimet e trurit përputhen në mënyrë të tillë që ju të mësoni disa “magji”. Një nga këto magji është arti i të kuptuarit saktë se çfarë një tjetër person po mendon dhe ndjen! Kjo është arsyeja pse nënat e kuptojnë fëmijën e tyre si askush tjetër.

  1. Çfarë mendoni gjatë shtatzënisë prek edhe bebin tuaj?

Truri në shtatzëni nuk ka ndikim vetëm tek ju por edhe tek fëmija juaj. Mendimet që ju kalojnë në tru gjatë kësaj kohe mund të kenë  efekte afatgjata tek fëmija juaj i palindur. Pra, fetusi preket nga mendimet e nënës. Besohet se muajin e tretë ose të katërt të shtatzënisë fëmija juaj fillon të ndjejë ndjenjat tuaja pozitive ose negative dhe kjo mund të ndikojë në rritjen e tij. Për këtë arsye kërkoni gjëra që ju ndihmojnë të qëndroni pozitive gjatë kësaj periudhe vendimtare në jetën tuaj.

  1. Truri juaj punon jashtë orarit – dhe ndihmon trupin tuaj të punojë edhe më shumë.

A keni menduar ndonjëherë për aftësinë tuaj për të menaxhuar gjithçka, nga ndryshimi i pelenave në gatimin e ushqimit apo për të vendosur foshnjën në gjumë. E pra, duket se amësia i bën gratë më të zgjuara dhe më të gëzuara sesa ishin më parë – dhe të gjitha këto për shkak të ndryshimeve në trurin e tyre të shtatzënisë. Disa studime kanë vërtetuar se stilet tona të jetesës dhe modelet e sjelljes janë mjaft të ndryshme nga ato që kishin prindërit tanë dhe kjo rrit rrezikun e problemeve psikologjike. Shumë punë dhe stres mund t’ju bëjë të prekshëm nga ankthi, depresioni, çrregullimet, shqetësimet e vazhdueshme dhe varësitë e tjera.

  1. Mund të fajësoni trurin tuaj për ndryshimet e humorit tuaj.

Nëse ndjeheni e befasuar për veten tuaj pasi në momente të caktuara reagoni në mënyrë “të egër”- nuk duhet të shqetësoheni. Kjo pasi është shtatzënia që përcakton ndryshimet në trurin e mesëm, lobet parietale, korteksin paraballor dhe disa zona të tjera të trurit të nënës. Kjo është për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë periudhës pas lindjes dhe shtatzënisë. Nën këto rrethana, ndryshimet e humorit, nervozizmi dhe gëzimet ekstreme bëhen të zakonshme.

  1. Truri juaj ju ndihmon të ndiheni shkëlqyeshëm me fëmijën tuaj, pavarësisht nga stresi.

Kjo ndoshta tregon se si nënat arrijnë të bëjnë gjithçka dhe ende mbeten të shëndetshme! Shkenca tregon se mesazhet që vijnë në trurin e nënës kur fëmija është duke qeshur ndihmojnë në lëshimin e hormonit të quajtur dopaminëdhe atij oksitocinë. Këto hormone ju japin ndjesinë e lumturisë.

  1. Baballarët nuk i nënshtrohen asnjërit prej këtyre ndryshimeve.

Kjo është interesante dhe ndoshta pak e padrejtë. Hulumtimi ka vërtetuar se nuk ka absolutisht ndryshime në trurin e baballarëve gjatë shtatzënisë së nënës. Pra pritja e foshnjës ose ndihma që duhet t’i japin partneres së tyre nuk shkakton në tru efekte të mjaftueshme për të krijuar një ndryshim biologjik.

  1. Këto ndryshime të mëmësisë nuk janë vetëm gjatë shtatzanisë – ato mbesin për një kohë të gjatë

Së fundi, në rast se po mendonit se këto ndryshime të trurit janë të kufizuara vetëm gjatë kohës së shtatzënisë, nuk është kështu. Sipas zbulimeve, ndërsa ndryshimet fillojnë të shfaqen mesatarisht 10 javë pas lindjes, ato janë të pranishme deri gati dy vjet pas lindjes së fëmijës. Pra, keni përgatitje afatgjate për të qenit një nënë!

Pse ndryshon truri gjatë shtatzënisë?

Studiuesit mendojnë se ndryshimet rezultojnë nga hormonet seksuale që mbushin trurin e një gruaje shtatzënë. Ata kanë vërejtur se ka pakësim të lëndës gri në tru- gjë që mund të nënkuptojë humbjen e disa qelizave të trurit ose një ndryshim në mënyrën se si komunikojnë qelizat e trurit. Kjo është pak e ngjashme me atë që ndodh gjatë adoleshencës dhe pubertetit – gjithashtu për shkak të rritjes së hormoneve. Nëse jeni duke reaguar ndaj situatave në mënyrë jo të zakonshme pasi jeni bërë nënë, relaksohuni; është e gjitha e natyrshme. Truri juaj është thjesht duke ju përgatitur për t’u bërë nënë.

Lexo edhe: Pse deshira juaj seksuale rritet gjate shtatzenise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X