Çfarë ndodh tek fëmijët nëse u bërtasim? Shpjegimi i psikologes Lorela Garuli

0 0

Gjithë marrëdhënia që ne ndërtojmë me fëmijët, mënyra si flasim, si reagojmë, kontakti fizik, qëndrimet që mbajmë e çdo element tjetër i komunikimit me ta, ka ndikim të jashtëzakonshëm.

Gjithçka që ne bëjmë, lë gjurmë tek fëmijët, jo vetëm në një kohë afatshkurtër në momentin që flasim dhe në situatën aktuale, por gjithashtu në formimin e përgjithshëm emocional të fëmijës.

Jo gjithmonë ndodh që reagimi ynë ndaj sjelljeve të gabuara të fëmijës të jetë i duhuri, apo sipas këshillave që lexojmë në libra e na thonë psikologët. Të gjithë e dimë që ngarkesa ditore, mosbindja e fëmijës, rebelimi i tyre, mund të na shkaktojë edhe të bërtitura, pa menduar gjatë se çfarë efekti ka kjo tek fëmija.

Ndikimi afatshkurtër dhe afatgjatë dhe efekti që të bërtiturat kanë tek fëmija, është shpjeguar i detajuar nga psikologia Lorela Garuli më poshtë:

Çfarë ndodh tek fëmijët kur i bërtasim?

Aktivizohet një emocion i fortë frike, që mund ta “mpijë” nga ana emocionale.

Do të mendojë që mënyra më e mirë për të komunikuar është të ngresh zërin.

Fillon të ndihet i pasigurt.

I ulet besimi kundrejt të rriturit me të cilin ka të bëjë.

Bllokohet procesi i mësimit/zhvillimit.

Në të ardhmen mund të përdorë të njëjtën sjellje.

Krijon vetëimazh negativ.

Lexo edhe: 10 arsye se perse eshte e gabuar ti bertasesh nje femije, lexojini!!!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X