Cfare ndodh ne shtatzani nese barku eshte i forte?

0 0

Mund të ndodhë që të ndieni shpesh gjatë shtatzanisë një forcim të barkut, kryesisht pas muajit të 5 të shtatzanisë dhe në më të shumtën e rasteve kjo është një gjendje fizologjike, e cila vjen si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në trup.

Cilat janë shkaqet?

Para së gjithave nëna duhet të qetësohet, ky është një fakt shumë normal, sidomos nëse është shtatzania e parë. Bëhet fjalë për një kontraktim normal të uterusit, pra si një “përgjigje” e gjendjes në të cilën gruaja ndodhet. Zakonisht shfaqet pasi nëna e ardhshme ka kaluar një ditë të stresuar ose një kohë të gjatë në këmbë. Tensioni në zonën e barkut kthehet në një sinjal që ju udhëzon se duhet të ndaloni atë që jeni duke bërë, të uleni dhe të pushoni. Megjithatë në disa raste kjo gjendje paraqet edhe rrezik për ecurinë e shtatzanisë.

Si të dallojmë një kontraksion nga një bark i forcuar?

Natyrisht që tensioni që do të ndieni në zonën e barkut nuk do të shoqërohet me gjakderdhje, ulje të lëvizjeve fetale apo probleme të tjera të ngjashme. Ajo që duhet të bëni në këtë rast është të dalloni kur bëhet fjalë për një kontraksion. Si ta bëni këtë? Nëse ndieni një tension në formë krampesh në zonën e fundit të barkut, e cila mund të zhduket në një moment, keni të bëni me kontraksionet parapërgatitore, të cilat do të jenë normale nëse ndodheni në trimestrin e fundit.

Nëse ato shfaqen para javës së 37 për pak minuta dhe largohen sërish duhet të flisni me mjekun dhe të pushoni sa më shumë të jetë e mundur. Gjendja do të jetë edhe më shqetësuese nëse kontraksionet do të jenë më të shpeshta dhe më intensive gjatë ditës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X