Çfare ndodh me trurin tone ne rast paniku? Shpjegime dhe keshilla nga psikologia Fleura Shkembi

Le te shpresojme qe situata e termetit kaloi. Por cfare pasojash psikologjike ka lene tek ne? Flet psikologia Fleura Shkembi.




0 0

Frika, ankthi e pasiguria janë ndjesi shumë normale pas situatave të rënda, siç ishte ajo e tërmetit të pak ditëve më parë.

Psikologia Fleura Shkëmbi shpjegon nga ana shkencore se çfarë ndodh me trurin tonë në këto raste dhe si t’ja bëjmë për ta tejkaluar.

Shpjegimi dhe këshillat nga psikologia Fleura Shkëmbi:

Truri reagon ndaj agresionit dhe secili nga ne, qeniet humane eshte normale te gjendet ne nje gjendje paniku. Por çfare duhet te bejme qe te mos lejojme ankthin dhe panikun te mbizoteroje tek ne?

Ju lutem gjeni qetesine brenda jush, kujtoni se asgje e mire nuk vjen nga te qendruarit ne ankth, perkundrazi rritja e gjendjes se panikut, rrit nivelin e stresit dhe shkakton probleme e rrahje te forta te zemres, shpeshtimin e frymemarrjes, muskuj te tensionuar dhe djersitje te trupit.

Filloni te merrni fryme thelle, mbyllni syte, fokusohuni dhe ktheni vemendjen ne frymemarrjen tuaj. Merrni fryme thelle me gjithe diafragmen tuaj, vendosni nje dore ne bark dhe tjetra ne gjoks e me pas nxirreni ate qetesisht permes hundes, pa u perpjekur per te kontrolluar frymen tuaj. Perseriteni kete sa here qe eshte e nevojshme derisa mendja juaj te vendoset ne frymemarrje.

Komunikimi eshte pike kyce ne raste ankthe e paniku. Flisni me njerezit e zemres dhe mos i mbani mendimet dhe ankthin perbrenda. Le t’i ndajme eksperiencat tona.

Qendroni prane femijeve dhe te moshuarve pasi jane me te ndjeshem dhe me te pafuqishem per te reaguar e kaluar kete situate. Asistimi juaj ne keto grupmosha eshte shume i rendesishem, mos i lini vetem sepse jane me emotive dhe kane gjendje emocionale me te dobet.

Perpiquni te ndaloni mendimet negative sepse ato shkaktojne edhe ndjenja negative. Vetem kujtoni: Kush nga ju, duke qene ne ankth, mund te zgjate sadopak jeten e vet?

Me e mira eshte te pergatitemi per keto situata me aq sa kemi mundesi. Nga ana tjeter pranoni faktin se keto situata jane jashte kontrollit dhe fuqive tona. Duhet te pranojme se fuqia e natyres eshte me e madhe se ne, duhet te jemi te forte ne arsyetim dhe sa me te kthjellet ne mendime ne menyre qe te mund te menaxhojme gjendjen e shokut dhe te kemi kontroll mbi veten dhe te ndihmojme  te tjeret rreth nesh.

Sapo situata e termetit te kete kaluar, ne minimalisht duhet te fillojme ta pranojme ate qe ndodhi, gje te cilen nuk e ndryshojme dot, duhet te rivendosim qetesine ne emnyre qe te frenojme fantazine dhe te mos ushqejme friken.

Nese vazhdojme rrisim gjendjen e ankthit nuk fitojme asgje me shume veçse mund te nxisim edhe probleme te tjera te shendetit tone mendor, i cili ne kushte te tjera nuk do te behej evident.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çudia po zgjat përtej ditës...

A zgjat vërtet vetëm tri ditë çudia më e madhe? Jo, çudia ka filluar të zgjasë më shumë dhe ky është lajmi i mirë, mes të keqes që mund të...

Jo rastësisht kjo është fotoja...

“Zemër e di që unë ndoshta dukem shumë keq, por po bëj një foto para se të shkoj në shtrat në mënyrë që ta mbajmë mend këtë. Ajo është vetëm...

Si i zgjidhin konfilktet çiftet...

Paralajmërim: ky material nuk ka të bëjë me kush fiton apo kush ka të drejtë. Kur luftoj me partnerin tim, ndihem sikur bota po shembet përreth meje. Unë jam një...

Çfarë dua t’u mësoj fëmijëve...

Po bisedoja me burrin tim një ditë, kur krejt papritur më erdhi një mendim. "A mund të besosh se një ditë djalit tonë do t'i thyhet zemra dhe ne nuk...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X