Irritimi në zonën e bebelinës është një shqetësim që mund të prekë fëmijën tuaj në çdo moment, duke e bërë atë të mos ndihet i qetë për shkak të djegies së lëkurës. Ky shqetësim shpesh krijohet nga kontakti i gjatë me fecet dhe urinën. Nuk mund të konsiderohet si një problem i rëndë, megjithatë është i bezdisshëm.
Çfarë produktesh mund të përdorim për të lehtësuar simptomat?
1. Fissan blu
Ky krem i krijuar nga marka e njohur e produkteve të fëmijëve, “Fissan” është një krem me bazë shumë të lartë mbrojtje, i cili përmban oksid zinku dhe vitamina. Ai është krijuar për të mbrojtur dhe qetësuar irritimet e lëkurës së fëmijës të krijuara nga kontakti me feçet dhe urinën si edhe nga cilësia jo e mirë e bebelinave. Ju mund të aplikoni këtë krem në formën e një masazhi të lehtë në mënyrë uniforme, kryesisht në pjesët e përthyera të lëkurës. Mund të qëndrojë si një shtresë e bardhe jo e përthithur në lëkurë, dhe mund të përdoret edhe për irritimet e lëkurës së personavetë rritur.
2. Sudokrem
Sudokrem është një produkt që për herë të parë u prodhua në Irlandë në vitin 1931 nga Tomas Smith. Ai njihet si një qetësues shumë i mirë i irritimeve të lëkurës së fëmijëve duke qënë se përmban një sërë produktesh qetësuese, anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore. Gjithashtu përmban edhe një anestezik shumë të lehtë. Ai gjithashtu përdoret edhe për trajtimin e ekzemave, akneve, djegieve, djegieve nga dielli etj. Pasi të keni larë dhe tharë mirë lëkurën e fëmijës mund të aplikoni një shtresë të hollë të kremit.
3. Zincast
Kohët e fundit në tregun e vendit tonë është futur një produkt i ri i cili sipas përvojës së disa nënave ka rezultuar të jetë shumë efektiv përsa i përket skuqjeve të fëmijës në zonën e bebelinës. Krem quhet Zincast dhe ka përmbajtje të oksidit të zinkut dhe vajit të kastorit. Mund të aplikohet në lëkurën e pastër të fëmijës për të qetësuar skuqjet si edhe për ta zbutur atë. Ai mund të përdoret edhe gjatë ndërrimeve të përditshme të bebelinës.
4. Dr. Sheffield-diaper rash
Ky është një krem me përmbajtje të oksidit të zinkut që mund të gjendet në çdo farmaci. Përmban rreth 40%oksid zinku dhe aplikohet në lëkurë të thatë dhe të pastër në mënyrë që të zbutë dhe qetësojë lëkurën e irrituar. Mund të aplikohet në lëkurën e fëmijës edhe në rastet kur lëkura nuk është e irrituar, por pretendohet që fëmija të jetë në kontakt të gjatë me lagështirën e urinës, duke qënë se kjo gjendje mund të krijohet më shumë gjatë natës apo gjatë udhëtimeve, këshillohet të përdoret gjatë ndërrimit të mbrëmjes. Përdoret për të parandaluar dhe trajtuar skuqjet e lëkurës duke qënë se mban larg lagështirën nga lëkura e fëmijës. Nëse skuqja e fëmijës vazhdon më shumë se 7 ditë duhet të këshilloheni me mjekun.
5. Mustela
Kremi “123” i firmës Mustela është prodhuar duke përdorur 98% produkte natyrale, pa konservantë dhe pa parfum të cilët e bëjnë këtë krem të pranueshëm për lëkuën e fëmijës që në momentet e para të lindjes. Ky është një produkt që aplikohet dhe largohet me lehtësi nga lëkura e fëmijës. Është vërtetuar nga mjekët pediatër për efektin e tij parandalues dhe zbutës të simptomave të irritimit që mund të jenë shfaqur në lëkurën e fëmijës. Shpehs vihen re përmirësime që në ditën e parë të përdorimit. Përmban oksid zinku dhe garanton një mbrojtje shumë të mirë të lëkurës së fëmijës deri në ndërrimin tjetër.
Lexo gjithashtu edhe:
Skuqjet e bebelines, 5 menyra natyrale per ta qetesuar
Dermatiti ne zonen e bebelines. simptomat, shkaqet dhe trajtimi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu