Cfare mund te konsumojme ndersa jemi ne plazh?

0 0

1- Të hidratohemi
Le ta fillojmë nga hidratimi. Nuk duhet të harroni ta bëni fëmijën të konsumojë sasi të mjaftueshme lëngjesh, dhe kryesisht ujë në mënyrë që të mos dehidratohet. Për këtë arsye ndërsa jeni në plazh sigurohuni të keni me vete sa më shumë ujë. Gjithashtu ju duhet të mos e ekspozoni fëmijën tuaj në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës (12:00-15:00).
2- Ushqimi i fëmijës
Për ushqimet e para të fëmijës duhet të keni me vete një termus të posaçëm, në të cilin të fusni ushqimin e bërë gati në shtëpi. Ky termus do të ruaj në temperaturën e duhur ushqimin deri në momentin që do të konsumohet. Nga mosha 2-vjeçare fëmija mund të hajë ushqimin që hani edhe ju (mund të ndodhi edhe më parë).
3- Sallatë me drithëra
Në drekë ju mund të konsumoni sallatë me drithëra, si për shembull sallatë me oriz, e cila është shumë e dashur edhe për fëmijët. Ju mund ta përgatisni atë me ton , mocarela, vezë të ziera, ullinj, proshutë koto dhe perime të prera në kuba të vegjël. Kjo do të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë familjen.
3- Sallatë me makarona
Sallata me makarona është e thjeshtë dhe e shpejtë. Ju mund ta përgatisni me domate dhe mocarela.
4- Sanduiç integral
Nëse preferoni sanduiçët mund të përgatisni disa integral, të cilët janë shumë të dashur si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Ju mund ta përgatisni atë me bukë integrale, sallatë jeshile, domate dhe disa feta proshutë pule.
5- Kus kus me perime
Ju mund të përgatisni kus kus për një shije orientale e cila mund të konsumohet edhe e ftohtë.
6- Perime të zgarës
Ju mund të përgatisni perime zgare të cilat mund t’i konsumoni duke i rregulluar me pak vaj ulliri. Kjo është një pjatë e thjeshtë dhe e lehtë për një shije verore.
7- Tortë e kripur
Kjo është një alternativë shumë e mirë për një vakt të ftohtë. Ju mund ta përgatisni tortën një ditë para, të cilën mund ta bëni me spinaq, gjizë, djathë grana padano dhe proshutë koto.
8- Fruta të freskëta
Për të siguruar marrjen e sasisë së duhur të vitaminave dhe kripërave minerale, mund ta bëni kryesisht nëpërmjet konsumit të frutave të stinës. Ju mund t’i prisni ato në kuba të vegjël dhe t’i fusni në tasa plastikë. Ju mund të merrni pjeshkë, kajsi, qershi, luleshtrydhe, pjepër, shalqi. Në shtator mund të konsumoni edhe rrush.
9- Termus me lëngje frutash
Mos e përjashtoni mundësinë e marrjes me vete në plazh të termusit me lëngje frutash, të cilat i keni shtrydhur në shtëpi. Kjo është një alternativë shumë më e shëndetshme se lëngjet industriale, të cilat janë me përmbajtje të lartë sheqeri.
10- Cfarë mund të konsumojmë mbasdite?
Një zgjedhje e mirë do të ishin kasatat dhe akulloret, por nuk do të këshillonim një konsum të përditshëm të tyre.
11- Thyeni urinë me një kraker
Edhe pse mendohet se pëlqehen vetëm nga të rriturit, mund t’ju themi se janë një zgjidhje e mirë edhe për fëmijët. Ato nuk janë tipike për stinën e verës, por gjithsesi mbeten një zgjidhje e mirë për të shuar urinë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X