Cfare mund te bejme gjate pushimeve te veres

0 0

Dimri është një stinë e zymtë gjatë së cilit trupi i njeriut është me ngjyrë të bardhë, motivimi për të shkuar në palestër pothuajse mungon, gjysmën e tij e kalon duke menduar kur do të vij vera dhe në fund kur vera vjen shumica e njerëzve qëndrojnë ulur në kolltuk duke menduar çfarë të bëjnë.
Sipas eksperiencës së personave që udhëtojnë për një periudhë të madhe të vitit ja çfarë janë 8 gjërat që mund të bëni gjatë verës:
1- Vizitoni një fermë apo fshat

Një ide e mirë për të kaluar disa ditë pushimi gjatë stinës së verës është fshati apo ferma. Duke qëndruar me kafshët dhe duke shëtitur në ajër të pastër do të keni mundësi të relaksoheni larg zhurmës së qytetit.
2- Prenotoni disa pushime luksi me bashkëshortin apo të dashurin tuaj
Pse jo, të organizoni disa ditë pushimi bashkë me njeriun tuaj të zemrës ndoshta në një hotel elegant, i cili kërkon të visheni në mënyrë klasike.
3- Vizitoni një vend që e ëndërroni prej kohësh
Një alternativë e mirë do të ishte hipja në makinën tuaj apo në avion duke pasur si destinacion një vend të cilin keni dëshirë ta vizitoni prej kohësh. Nuk ka rëndësi nëse është mal apo det, rëndësi ka të jetë vendi juaj i parapëlqyer.
4- Organizoni një piknik
Jo të gjithë kanë në dispozicion disa ditë për t’i kaluar diku, dhe nëse ju jeni një prej tyre mund të organizoheni në një mënyrë ndryshe. Lajmëroni miqtë apo të afërmit tuaj dhe më pas organizoni së bashku një piknik në natyrë, duke marrë ushqime të ndryshme nga shtëpia në mënyrë që t’i konsumoni bashkë. Kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë për tu argëtuar edhe me fëmijët, të cilët e adhurojnë natyrën.
5- Ushqim në zgarë
Sigurohuni të keni një zgarë dhe më pas ftoni personat të cilët janë të rëndësishëm për ju për të kaluar një ditë duke ngrënë ushqim të gatuar në zgarë. Kjo mund të organizohet në oborrin e shtëpisë tuaj, në plazh, apo kudo në natyrë.
6- Udhëtoni me kamper
Kamperi ju jep mundësinë të vizitoni vende të ndryshme brenda një kohe të shkurtër, duke ju ofruar gjithashtu edhe komoditet. Sigurisht që nuk mund të krahasohet me rehatinë e një hoteli, por është gjithsesi një alternativë shumë e mirë edhe nëse familja ka fëmijë të vegjël.
7- Bëni një udhëtim me makinë
Kjo do të jetë një alternativë shumë e mirë për ata persona të cilët nuk argëtohen kur i kalojnë pushimet e tyre në të njëjtin vend. Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të niseni pa një plan të qartë rreth vendeve ku do të shkoni, vendet të cilat do të ndaloni etj.
8- Prenotoni në një resort all-inclusive
Për një familje me fëmijë të vegjël, për një familje apo çift që nuk dëshiron të shpenzojë shuma të mëdha parash, për një çift të moshuarisht (për shembull mund të ishte një alternativë e mirë edhe për prindërit tuaj apo të bashkëshortit) që nuk preferojnë të lëvizin shumë gjatë pushimeve etj, kjo do të ishte zgjidhja ideale. Ju do të keni mundësi të paguani që në fillim një shumë të caktuar të hollash duke zgjedhur hotelin që preferoni. Pasi keni mbërritur në destinacion do të argëtoheni pafund në sajë të organizimeve që bëhen në resort pa u dashur të paguani para shtesë për shërbimet kryesore.
9- Eksplorimi i natyrës
Kjo është një formë për të kaluar pushimet e përshtatshme për personat qtë cilët nuk kanë në plan të udhëtojnë me fëmijët. Gjatë eksplorimit të natyrës do t’ju duhet të ecni në këmbë për një pjesë të caktuar kohe, do të flini dhe hani në vende të ndryshme etj. Pra është një eksperiencë për një “shpirt aventurier”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X