Çfarë mund të bëjë partneri për t’ju lehtësuar të vjellat e mëngjesit?

0 1

Ju mund të mendoni se shtatëzania e parë do të ishte një gjë mjaft e thjeshtë për t’u fshehur gjatë javëve të para të odisesë 9-mujore. Në fund të fundit, në javën e tetë barku nuk duket fare sikur aty brenda ka një fëmijë! Atëherë cilat janë shenjat që të bëjnë të kuptosh shtatzaninë e një gruaje?

Dy fjalë: të vjellat e mëngjesit.

Ose, siç duhet të përmendet në disa raste, të vjellat që zgjasin gjithmonë.

Kjo nuk është e vështirë vetëm për gratë shtatzanë, por edhe për partnerët e tyre që ndoshta nuk dinë të sillen përballë kësaj situate të panjohur më parë.

Megjithatë, për partnerët e grave shtatzanë, këtu janë gjashtë mënyra sesi mund të ndihmojnë për të lehtësuar sikletin e të vjellave të mëngjesit:

  1. Vlerësoni atë që po kalon dhe dëgjoni me zemër të hapur

Trupi i saj po rritet dhe po ushqen një person të vogël nga fillimi. E gjithë qenia e saj tani po përqendron energjinë dhe ushqimin e saj në aktin e krijimit. Lëreni të kuptojë që ju e vlerësoni gjithë këtë.

  1. Krijoni një strategji

Mundësitë e sotme të informacionit janë të pafundme. Mund të përdorni Google, literaturën, miq që kanë eksperienca të mëparshme për të kuptuar çfarë mund t’i bëjë mirë dhe krijoni një rutinë që funksionon për partneren që mund ta aplikoni pas zgjimit, para gjumit etj.

  1. Paketoni ushqimet e saj për ditën

Një paketë ushqimore për transportin e saj në mëngjes mund ta bëjë udhëtimin e saj më të durueshëm. Është e rëndësishme që ajo të hajë shpesh gjatë gjithë ditës, kështu që këto ushqime të shijshme mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme.

Ajo ka shumë gjëra për të bërë në listën e saj dhe po harxhon shumë energji duke u përpjekur të mos tregojë gjithë vështirësitë e të përzierave në publik. Kështu që ndihma juaj me ushqimet do të vlejë.

  1. Jini empatikë

Ju dëshironi më shumë se çdo gjë të lehtësoni pakënaqësinë e saj, por ka pak gjëra që mund të bëni përveç marrjes së më shumë ushqimeve që zgjidhin problemet e saj afatshkurtra. Ndjenja e pafuqisë kur shikoni dikë që e doni aq shumë duke luftuar është një kafshatë e vështirë për t’u gëlltitur.

Kuptoni që kjo është me të vërtetë e vështirë për të. Vazhdoni të mendoni për mënyrat për të cilat mund të jeni të dobishëm. Kushtojini vëmendje dhe mendoni për mënyrën se si i përgjigjeni asaj kur mendon se sa e ndjehet dhe duket keq.

“Faleminderit që ke bërë gjithë këtë punë për fëmijën tonë”, mund të jetë shumë inkurajuese.

“Unë me të vërtetë të vlerësoj”, mund të jetë një tjetër mënyrë si t’i drejtoheni partneres.

  1. Kërkoni ndihmë nga mjeku i saj

Dhe vetëofrohuni për ta shoqëruar atë në takimet te mjeku. Nëse ajo ka shumë të përziera do ta vlerësojë shumë këtë gjë nga ju.

  1. Jini të vetëdijshëm se si kjo situatë po ju ndihmon të lidheni mes jush

Mundësia për të dalë jashtë nevojave tuaja dhe të vendosni së pari nevojat e partneres suaj do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të fortë, dhe pa dyshim do t’ju ndihmojë të përgatiteni për atë ditë të lavdishme, kur ajo krijesë e vogël për të cilën po mundohet kaq shumë do të vijë në këtë botë.

Lexo edhe: A është normale që të vjellat në shtatzani të shoqërohen me gjak?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X