Cfare mund te beje nje i porsalindur?

0 0

Foshnja e sapolindur është në gjendje që të kryejë një sërë veprimesh. Ai fillon ta njohë botën shumë më herët nga sa mendohej më parë. Foshnja e sapo ardhur në jetë është gati të mësojë që në minutat e para të jetës dhe fillon të tërheqë vëmëndjen e të rriturve në mënyrë të qëllimshme për nevojat që ka.

Gjatë javëve të para, i porsalinduri kalon në disa gjendje:

  • Rri zgjuar. Foshnja lëviz në mënyrë të vazhdueshme me gjithë trupin, sytë i mban të hapura dhe frymëmarjen e ka të çrregullt.
  • Ajo bebe që qan bën lëvizje të çorganizuara dhe të fuqishme të këmbëve dhe duarve. E qara interpretohet ne mënyra të ndryshme: atë të urisë, të zemërimit, të dhimbjes apo të parehatisë.
  • Rri me sy hapur. Foshnja i mban sytë plot shkëlqim të hapur dhe ndjek lëvizjet e objekteve apo njerëzve, ndërkohë që rri thuajse pa lëvizur, me fytyrë të qetë.
  • Përgjumet. Fëmija i përgjumur hap dhe mbyll sytë, frymëmarjen e ka të rregullt, por pak më e shpejtë sesa në gjumin e thellë, ndërsa sytë i humbasin shkëlqimin dhe janë të perënduar.
  • Bën gjumë të rregullt. Sytë e foshnjës mbyllen dhe trupi lëshohet plotësisht, frymëmarrja ngadalësohet, por mbetet e rregullt, fytyra është e qetë dhe kokërdhokët e syrit të palëvizshëm.
  • Nuk fle i qetë. Sidomos në fazën REM gjatë së cilës sytë e foshnjës janë të mbyllura, por kokërdhokët lëvizin, foshnja qesh ose ngryset në gjumë, gjymtyrët i lëvizin, frymëmarjen e ka të çrregullt dhe të shpejtë. Lëvizja e shpejtë e syve mund të tregojë se foshnja mund të jetë duke parë endërr, pasi foshnjat shohin ëndrra. Fëmija në këtë fazë ka tendencën të zgjohet dhe fillojë të grindet.

I përmendëm këto gjendje pasi reagimi i bebes ndaj jush varet nga gjendja në të cilën ndodhet. Në fillim, ai kalon pjesën më të madhe të kohës në gjumë, të rregullt dhe të parregullt. Më pas, raporti ndryshon. Nga java e tetë, foshnja fle më tepër natën se ditën, kalon një kohë më të madhe në gjendje zgjuar dhe reagon më shumë ndaj njerëzve përreth. Rreth moshës 4 muajshe, fëmija fillon të flejë më qetë gjatë natës.

Lexoni edhe: Bebi zbulohet gjate nates? Ja si ta mbani ngrohte! 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X