Çfarë më ndodhi pas harrova tamponin për 9 ditë në vaginë?

0 0

Para se të gjykoni, lexoni më tej. Sepse mund të të ndodhë edhe ty…

Kam harruar një herë një tampon për nëntë ditë.

Po, vërtet. Kisha një tampon brenda vaginës për nëntë ditë me radhë dhe nuk kisha asnjë ide.

E di që ndoshta po pyesni se si ka ndodhur kjo, kështu që unë do t’jua tregoj.

Shenja e parë që diçka po shkonte keq ishin sekrecionet e çuditshme. Gjithçka tjetër shkonte mirë, kështu që mendova se sekrecionet do të ndalonin vetë së shpejti.

Por nuk ndodhi.

Treguesi tjetër që mund të kishte një problem ishte era e pakëndshme që vazhdoi të përkeqësohej. M’u desh kohë për të kuptuar se nga po vinte kjo erë.

Mendova se ishin të brendshmet, kështu që i ndërroja edhe ato. Mendova se kisha nevojë për të bërë dush, por as dushi nuk më ndihmoi.

Unë nuk isha krejtësisht i sigurt se era po vinte nga vagina ime, prandaj nuk iu drejtova menjëherë mjekut. Në vend të kësaj, tentova të kontrollohesha fizikisht, por nuk vërejta asgjë të keqe.

Më pas, pasi kryeva marrëdhënie seksuale me të dashurin tim, e pyeta për erën, vetëm për të kuptuar nëse frika ime më e madhe ishte e vërtetë, ai e pranoi që po, vagina ime vinte erë shumë të keqe.

Pas një kontrolli vumë re se deri në mitër, kishte diçka. U befasova. Pastaj doli tamponi. Një erë e tmerrshme u përhap në gjtihë dhomën. Kurrë nuk jam ndjerë më keq në jetën time. Fillova të qaj.

Si mund ta kisha harruar një tampon atje?

Isha jashtëzakonisht me fat që nuk kisha asnjë simptomë të sindromës toksike shokuese (TSS), e cila mund të ndodhë kur një tampon lihet në një kohë të gjatë.

Para se kjo të ndodhte me mua, kam qenë shumë gjykuese kur dëgjoja histori rreth grave që kishin marrë TSS ose humbnin tamponin ose kondomin brenda vetes. Unë nuk mund të besoja se ishte e mundur që kjo të ndodhte me dikë dhe mendova se ishte e neveritshme që dikush mund të kishte higjienë aq të keqe sa që nuk do të dinin se kishin diçka të mbërthyer në vaginë e tyre.

Kjo përvojë më mësoi se mund dhe ndodh. Më ndodhi mua, dikush që është edukuar për trupin e saj. Më ndodhi mua dhe nuk e kisha idenë. Unë tani kam dhembshuri dhe ndjeshmëri për njerëzit që e gjejnë veten në situata të ngjashme; unë jam gjithashtu mirënjohëse që rezultati im nuk ishte aq i keq apo i frikshëm sa mund të kishte qenë.

Lexo edhe: A i bejme dem vetes nese fleme me tampon






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X