Çfarë lavatriçe keni në shtëpi? Disa prej tyre mbajnë shumë baktere

0 0

Sipas ekspertëve, lavatriçet që kursejnë energji punojnë me temperatura shumë të ulëta duke krijuar mundësi më të mëdha që bakteret të mbijetojnë.

Më së shumti lavatriçet e ditëve të sotme nuk i vrasin bakteret njësoj sa ato më të vjetrat, të cilat nuk ishin kaq ekonomike lidhur me harxhimin e energjisë.

Ekspertët i kanë bërë këto gjetje në disa lavatriçe në spitale, të cilat janë më të ekspozuara ndaj baktereve. Përgjigja për lavatriçet tona në shtëpi, është disi e komplikuar.

Ndoshta vërtet në shtëpi nuk kemi aq baktere sa në spital, por lavatriçet lajnë me temperatura më të ulëta dhe është i vërtetë pohimi se bakteret kanë më shumë gjasa të mbijetojnë.

Sidoqoftë, shumica e baktereve janë beninje apo edhe të dobishme.

Edhe nëse ngelet ndonjë bakter i fortë, shanset që të shkaktojnë sëmundje janë shumë të pakta.

Vetëm nëse ndonjë prej anëtarëve të familjes suaj punon në spital, ose ka kontakte me ambiente spitalore, sigurohuni që rrobat e tyre të lahen në temperatura shumë të larta.

Si ta mbajmë lavatriçen të pastër?

Nëse keni në shtëpi të moshuar, të porsalindur, ose thjesht keni shumë merak, mund të merrni disa masa për ta mbajtur sa më të pastër lavatriçen tuaj.

Ekspertët sugjerojnë të përdorni antibakterialë në çdo larje, por edhe të lani vetë lavatriçen, pra ta vini atë në punë pa rroba brenda saj.

Lexo edhe: Hiqini rrobat sapo shkoni në shtëpi: Janë plot me baktere






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Hiqini rrobat sapo shkoni në...

Pjesa më e madhe e bëjnë këtë duke mbajtur veshur të njëjtat rroba që kishin gjatë gjithë ditës. Kjo është një sjellje e zakonshme por që absolutisht duhet shmangur pasi...

Incidentet që ndodhin në shtëpi,...

Qilimat, shkallët dhe oborret janë pengesa të vërteta për sigurinë e të gjithë familjes, dhe veçanërisht për të vegjlit, që ende mezi qëndrojnë në këmbët e tyre. Rreth 30% e...

Nëse merreni një orë me...

Por hulumtimet tani kanë sugjeruar se bërja e detyrave të shtëpive shtëpiake mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për një vdekje të hershme. Shkencëtarët zbuluan se vetëm pesë minuta aktivitet të...

Ushqyerja me familjen të bashkuar...

Ky në fakt është një zakon që i ndihmon adoleshentët të vlerësojnë trupin e tyre. Sot, ky moment karakteristik i jetës familjare harrohet, por duhet të rivlerësohet për shkak të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X