Të gjithave mund të na ketë ndodhur të kemi neps për një ushqim apo pije të caktuar gjatë shtatzanisë, madje ndonjëherë një grua mund të “akuzohet” se është shtatzanë edhe në rast kur në të vërtetë nuk është vetëm se mund të ketë kërkuar me shumë ngulm një ushqim të parapërlqyer. Nepset duket se janë bërë si pjesë e pandarë e shtatzanisë. Nëtë vërtetë e gjithë kjo pjesë ka diçka reale duke qënë se gruaja gjatë shtatzanisë tërhiqet ndoshta edhe në mënyrë të papritur dhe të parezistueshme nga një ushqim i caktuar, dhe për këtë motivet janë të ndryshme.
Gjithcka ndodh për shkak të hormoneve
Sërish hormonet. Edhe nepset shkaktohen nga luhatja e hormoneve që vihet re gjatë 9-të muajve të shtatzanisë. Rritja e nivelit të progresteronit, prolaktinës, estrogjenit dhe gonadotropinës, vihet re edhe në të shijuarin, duke sjellë disa pasoja të caktuara. Kjo gjë shkakton refuzimin e një ushqimi që ka një aromë të caktuar, si edhe parapëlqimin e një ushqimi tjetër.
Ndryshimi i shijes
Mënyra e perceptimit të shijeve është gjithashtu diçka që pëson ndryshim, duke theksuar se gruaja në përgjithësi gjatë shtatzanisë tregon interes ndaj ushqimeve të kripura ose të ëmbla, dhe jo ndaj atyre të hidhura. Në një moment ajo mund të tregojë interes për një ushqim jo të pëlqyer deri në atë moment, ose të refuzojë një ushqim shumë të dashur për të. Gruaja gjatë shtatzanisë tërhiqet më tepër nga ushqimet kalorike, të cilat në përgjithësi janë shkaktaret më të mëdha të nepseve.
Mund të tregojnë nevojën për përkujdesje
Ndonjëherë nepset janë një mënyrë që tregojnë se gruaja ka nevojë për të marrë dashuri dhe përkujdesje nga partneri dhe të afërmit e saj.
Shkaktojnë njolla tek fëmija?
Mendoni se nepset shkaktojnë njolla tek fëmija që keni në bark? Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ato njolla shkaktohen kryesisht nga përqëndrimi më i madh i melaninën në një zonë të caktuar të trupit.
Artikuj te ngjashem: Cfare i shkakton nepset ne shtatzani?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu