Kjo është një traditë me prejardhje anglosanksone dhe bëhet fjalë për një varëse me ngjyra që vendoset në qafën e nënës në mënyrë që fëmija të luajë me të ndërsa pi gji.
Ky është një aksesor shumë i nevojshëm kryesisht kur fëmija shkon rreth muajit të 4-t dhe gjidhënia bëhet një proçes relativisht i vështirë sidomos në ambientet e jashtme ku zhurmat janë edhe më të mëdha se në ambientin e shtëpisë, gjë e cila e bën fëmijën të ketë një përqëndrim më të vogël për gjirin. Do të jetë pikërisht kjo varëse me ngjyra që do të stimulojë atë për të pirë normalisht.
Si është e mundur diçka e tillë?
Varësja do ta kthejë gjoksin e nënës në një pikë përqëndrimi për fëmijën, e gjithë kjo falë tërheqjes që do të krijojnë ngjyrat tek fëmija gjatë thithjes. Gjithashtu, me rritjen, kjo varëse do të pengojë tërheqjen e flokëve të nënës nga ana e fëmijës, si edhe goditjen e gjoksit me duar, të cilat do të jenë të zëna duke luajtur me perlat e vendosura në fill. Absolutisht kjo varëse nuk duhet të lihet në dorën e fëmijës ndërsa ju nuk jeni atje për ta kontrolluar.
Si ta përgatisim një varëse të tillë?
Fillimisht duhet të merrni një fill të fortë të përshtatshëm për varëse. Më pas merrni disa unaza prej druri me vrimë në mes për t’u futur tek filli si edhe disa perla druri natyral të lyera me ngjyra jo toksike (helmuese), ose perla prej materiali tjetër por edhe në këtë rast me ngjyra të ndryshme. Më pas gjithçka është shumë e thjeshtë. Mjafton të vendosni të gjitha perlat dhe unazat në fill dhe në fund ta mbyllni me anën e një nyje. Kjo varëse do të jetë si një pikë përqëndrimi për fëmijën jo vetëm gjatë gjidhënies por edhe gjatë ndërrimit të bebelinës, e cila do ta bëjë atë të qëndrojë i qetë.
Lexo dhe: Gjidhënia, sakrifica më e bukur që ju lidh përgjithmonë/ FOTO

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu