Cfare eshte tapa mukoide dhe si funksionon?

0 0

Gjithçka në funksion të mbrojtes së fëmijës

Gjatë shtatzanisë fetusi nuk mbrohet vetëm nga uterusi, por në funksion të kësaj është edhe lëngu amniotik, sekrecionet transparente vaginale si edhe tapa mukoide. Kjo tapë është në të vërtetë ajo që siguron mbrojtjen më të madhe të fetusit, duke qënë se pengon futjen e agjentëve patogjenë në uterus, duke ekzistuar si një barrierë midis kanalit vaginal dhe qafës së mitrës.

Lindja natyrale

Në përgjithësi, para se të fillojë proçesi i lindjes natyrale, fillojnë të shfaqen edhe disa shenja, ndër të cilat është edhe rënia e tapës mukoide. Në pjesën më të madhe të rasteve ajo kuptohet nga gruaja, por në disa raste ndodh edhe e kundërta duke qënë se jo të gjitha nënat e ardhshme janë në dijeni të ekzistencës së kësaj mukoze çervikale (të qafës së mitrës). Rënia e kësaj tape konsiderohet si një nga shenjat më të rëndësishme të periudhës së para-lindjes, e cila tregon se tashmë proçesi ka filluar dhe kontraksionet mund të shfaqen në çdo moment, të cilat në qafën e mitrës tashmë janë prezente.

Si është pamja e saj?

Tapa mukoide ngjan me të bardhën e vezës, dhe mund të shfaqet në formën e një mase xhelatinoze me ngjyrë të verdhë, transparente me shenja (fije) gjaku, ose me ngjyrë kafe.

Fillon proçesi i lindjes…

Kjo situatë përkon me fillimin e proçesit të lindjes por jo domosdoshmërisht me hapjen (zgjerimin) vaginale. Kjo e lajmëron gruan në lidhje me atë që do të ndodhë më pas, dhe ajo nuk duhet të shkojë menjëherë në spital dhe aq më tepër të alarmohet. Ajo duhet thjesht të përgatitet në lidhje me lindjen e cila mund të ndodhë pas disa orësh ose pas disa ditësh. Falë kontraktimeve të uterusit, qafa e mitrës do të hapet, fëmija do të fillojë të zbresë, dhe më pas me ndihmën e gruas do të vijë në jetë!

Lexoni edhe: Lindja te vertetat dhe mitet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X