Një terapist masazhator kohët e fundit më paralajmëroi për problemin e shpatullës së ngrirë, e cila tingëllon e tmerrshme. Si mund ta shmang?
Është me të vërtetë shumë e tmerrshme. Shpatulla e ngrirë fillon me indin lidhës; që trashet dhe forcohet, gradualisht humbet lëvizshmërinë derisa të bëhet “e mbërthyer” për disa muaj.
Gjendja mund të bëjë shumë të vështirë e të dhimbshme kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Është më e zakonshme tek gratë mbi 40 vjeçare, dhe jeni në një rrezik më të madh nëse kohët e fundit keni pasur një bllokim të krahut pas një operacioni ose një dëmtimi.
Mënyra më e mirë për të parandaluar gjendjen e dhimbshme është mbajtja e shpatullave fleksibël, me shtrirje dhe ushtrime që lëvizin nyjet përmes gamës së lëvizjeve të plota. Nëse tashmë po ndjeni ngurtësim, mjeku juaj ka të ngjarë të rekomandojë medikamente për dhimbjen dhe terapi fizike. Çelësi është që të bëni sa më shumë lëvizje që mundesh.
Lexo edhe: Dhimbjet mbrapa kokes, shkaqet, simptomat, trajtimi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu