Çfarë është psoriasis në organet gjenitale dhe pse e ngatërrojnë me sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

0 0

Psoriasis mund të jetë një problem vërtet serioz: Çrregullimet autoimunitare shkaktojnë që luspa të skalpit të rriten në lëkurë dhe këto luspa mund të shfaqen kudo, në fytyrë, në krahë dhe këmbë duke bërë që njerëzit të përjetojnë siklet, diskriminim madje edhe tallje.

Por nuk është vetëm kjo arsyeja që psoriasis mund të ndikojë në vetëbesimin e njerëzve, duke ndikuar në vështirësimin e situatës për ata që janë të prekur nga kjo sëmundje, për t’u afruar me të tjerët.

Një studim i ri tregon se kur psoriasis prek zonën gjenitale, sëmundja gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime të mëdha për atë që vuan.

Sipas një studimi të kryer në rreth 1000 të rritur në SHBA që vuanin nga psoriasis, dy të tretat e tyre thanë se kishin ndjenja urrejtjeje për psoriasis rreth organeve gjenitale më shumë se në të gjitha vendet e tjera të trupit të tyre.

Çfarë është psoriasis gjenital?

Për njerëzit që jetojnë me psoriasis gjenital, ky problem është shumë i njohur. Por për ata që nuk e njohin dhe nuk kanë përvojë me këtë sëmundje, ideja se gjendja e lëkurës mund të ndikojë në organet gjenitale dhe mund të jetë e frikshme.

Por dermatologët thonë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi psoriasis në organet gjenitale është e ngjashme me psoriasisin kudo tjetër në lëkurë. Pra nuk është ngjitëse dhe nuk ka të bëjë me faktin se sa i pastër apo sa higjenik mund të jetë një person.

Psoriasis është një sëmundje kronike autoimmune, që do të thotë se ajo ndodh kur sistemi imunitar i trupit funksionon i mbingarkuar, duke bërë që qelizat e lëkurës të shumohen në norma më të shpejta se në gjendjen normale. Në llojin më të zakonshëm të psoriasis, të njohur si pllakat e psoriasis, ato qeliza mund të krijohen në sipërfaqen e lëkurës, duke çuar në luspa të kuqe ose në ngjyrë të argjendtë.

Por psoriasis në ose rreth organeve gjenitale mund të duket dhe të ndihet ndryshe për raste personale të ndryshme. Ndonjëherë është vetëm një skuqje dhe ndonjëherë nëse për shembull preket penisi, psoriasis mund të shfaqet në formën e gungave të vogla të kuqe.

Dhe për shkak se ajo ndodhet në një zonë që është e ekspozuar ndaj djersës, qimeve dhe acarimit të shpeshtë, mund të shkaktojë më shumë kruajtje dhe siklet sesa psoriasis në pjesë të tjera të trupit.

Rreth 125 milion njerëz në mbarë botën kanë psoriasis dhe mund ta kenë të përhapur kudo në trup. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se deri në 63% të pacientëve me psoriasis kanë përjetuar psoriasis në zonat gjenitale.

Mund të ndodhë që njerëzit ta kenë vetëm në këtë zonë të trupit të tyre ose mund ta kenë njësoj të shpërndarë në të gjithë trupin.

Si ndikon psoriasis gjenital tek njerëzit?

Sipas një sondazhi të ri, psoriasis në zonën gjenitale mund të prekë shëndetin mendor dhe emocional të njerëzve.

Rreth 56% e të anketuarve kishin idenë se njerëzit do t’i shihnin negativisht nëse do të dinin për sëmundjen e tyre. Dhe 51% thanë se janë të shqetësuar se psoriasis në zonën e tyre gjenitale ngatërrohet për një infeksion seksualisht të transmetueshëm.

66% e të anketuarve thanë se psoriasis gjenital ndikon në vetëbesimin e tyre të përgjithshëm, dhe 69% thanë se ndikon në atë se si ata ndihen për veten e tyre.

Si trajtohet psoriasis gjenital?

Ka disa ilaçe në treg që janë efektive në trajtimin e psoriasis. Nëse një person ka vetëm psoriasis në ose rreth zonës gjenitale, mjekët me gjasë do të sugjerojnë të provojnë një trajtim ditor me medikamente steroide ose vitaminë D, një krem me recetë ose vaj.

Ekspozimi i lëkurës në dritën ultraviolet mund të jetë i dobishëm në trajtimin e psoriasis gjenital. Por kjo duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut.

Nëse njerëzit kanë psoriasis në zonën gjenitale, si dhe kudo tjetër nga koka deri te këmbët, një trajtim sistemik, me medikamente orale ose gjilpëra që mbron sistemin imunitar mund të shërbejë.

Lexo edhe: SST, Semundjet seksualisht te transmetueshme, boom ne te gjithe Europen!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X