Cfare eshte nje gjyshe? Letra e nje vajze 4 vjecare!

0 0

“E dini se çfarë është një gjyshe? Ajo është një grua e moshuar që edhe pse ka fëmijët e saj fillon të dojë me gjithë zemër fëmijët e të tjerëve. Ndërsa një gjysh është një gjyshe mashkull, i cili ecën me djemtë e vegjël teksa i dëgjon të flasin  në lidhje me traktorët dhe gjëra të tjera të ngjashme. Gjyshja dhe gjyshi nuk kanë nevojë të bëjnë diçka të veçantë, janë të moshuar dhe duhet të tregojmë kujdes ndërsa luajmë me ta sepse e kam kuptuar që nuk mund të vrapojnë pas nesh, por bëjnë të pamundurën të na shoqërojnë tek këndi i lojrave për të na hipur tek kali i drunjtë, dhe madje kanë edhe një çantë plot me para. Ndonjëherë gjyshërit na çojnë të bëjmë shëtitje, por ecin shumë ngadalë dhe në shumë raste ndalojnë të bisedojnë pak me luleshitësin.

Unë e di që gjyshes nuk duhet t’i kërkoj të eci më shpejt, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë fëmijët e botës. Gjyshet shpesh janë shumë “topolake” dhe nuk munden as të na lidhin këpucët ne fëmijëve, mbajnë syze dhe një veshje intime tepër të çuditshme. Madje mund të marrin në dorë edhe dhëmbët e tyre! Por, kur i përqafon kanë një aromë aq të mirë! E madje kanë një aromë të mirë edhe kur gatuajnë ushqimin që na pëlqen. Është gjyshja ajo që ka gjithmonë durimin t’i përgjigjet pyetjeve që i bëjmë si për shembull “përse qeni e urren macen”, “përse zoti nuk është i martuar”?

Ah gjyshja! Ajo është aq  e mirë, ajo kurrë nuk i kapërcen faqet e librit të përrallave për të përfunduar më shpejt, e madje e rilexon për disa herë me radhë pa u mërzitur aspak. Të gjithë duhet të kenë një gjyshe, ajo është i vetmi person i rritur që ka gjithmonë kohë! E madje është edhe më e mirë se televizori”…

Kjo ishte letra e një vajze 4 vjeçare së cilës i është kërkuar të përshkruajë gjyshen me fjalë të thjeshta, dhe këtë përshkrim “Bigodino” e ka sjellë për të gjithë lexuesit, ndoshta edhe fëmijët tuaj duhet ta lexojnë, dhe nëse nuk janë në gjendje mund ta bëni ju për të. Janë fjalët e një fëmije 4 vjeç dhe fëmijët thonë gjithmonë të vërtetën. T’i japim sa më shumë dashuri gjyshërve, ata kanë një vend të veçantë në familje, dhe tek fëmija në veçanti.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X