Cfare eshte nje abort dhe cfare duhet te bejme?

0 0

Sipas mjekëve gjinekologë një abort spontan mund të ndodhë më shpesh gjatë 3 muajvë të parë të shtatzanisë dhe i referohemi rasteve kur fetusi vdes brenda barkut të nënës. Ndodh në rreth 1/3 e shtatzanive dhe mund të shfaqë shenjat e menstruacioneve.

Cilat janë shkaqet?

Zakonisht ndodh në rastet kur fetusi ka probleme në zhvillim por mund të jetë edhe një infeksion. Ajo që i shoqëron nënat në këto raste janë lotët dhe trishtimi. Nëse mjeku dyshon se mund të ndodhë një abort zakonisht e këshillon gruan të qëndrojë në shtrat në mënyrë që ta evitojë. Jo në të gjitha rastet gjakderdhja nënkupton përfundimin e shtatzanisë në abort. Gjithashtu ajo merr edhe një trajtim me medikamente, duke evituar çdo lloj sforcimi të mundshëm gjatë ditës. Megjithatë, pavarësisht jetës së qetë, shtatzania nuk do të jetë 100% e sigurt.

Po më pas çfarë ndodh?

Nëse shtatzania nuk ka mundur të shpëtohet gruaja duhet t’i nënshtrohet një procedure pastrimi, gjithmonë në rast se fetusi dhe plaçenta nuk kanë dalë plotësisht nga trupi i gruas, apo në rast se shtatzania ka qënë tepër e avancuar. Në rast se aborti ka ndodhur më shumë se njëherë, mjeku mund të rekomandojë kryerjen e disa analizave që diagnostikojnë shkaqet. Zakonisht kryhen analiza gjaku, qoftë për burrin edhe për gruan, ekografi si edhe vlerësime të tjera të nevojshme sipas rastit.

Pas abortit gruaja ndihet në faj dhe përjeton një dëshirë të madhë për t’u bërë nënë. Është e rëndësishme të ketë pranë personat e dashur dhe të gjejë mbështetje tek ata, pasi në shumë raste ajo mund të përjetojë edhe simptoma të depresionit.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X