Cfare eshte laringomalacia dhe si trajtohet?

0 0

Laringomalacia është një zbutje e lindur e indeve të laringut ndërmjet kordave vokale. Kjo është një prej arsyeve më të shpeshta të zhurmës në frymëmarrjen e bebeve. Ky nuk është një problem serioz dhe mund të rregullohet më anën e një ndërhyrje në muajin 18-20 të jetës. Megjithatë në disa raste bebet me laringomalaci mund të paraqesin probleme në frymëmarrje, ushqyerje si edhe marrjen në peshë.
Kur duhet të shkojmë urgjent tek mjeku?
• Nëse frymëmarrja ndalon për më tepër se 10 sekonda;
• Fëmija bëhet blu përreth buzëve ndërsa bën zhurmë në frymëmarrje etj.
Cilat janë simptomat?
Nëse fëmija do ta ketë të lindur këtë problem, shenjat do të jenë të dukshme që në lindje dhe do të bëhen më të dukshme me kalimin e javëve.
Simptomat e tjera janë:
• Frymëmarrje me zhurmë e cila theksohet edhe më shumë kur fëmija acarohet, qan, ushqehet, apo fle në shpinë;
• Ka vështirësi në të fjeturin gjumë;
• Nuk merr shumë peshë;
• Mbytet ndërsa ha ushqim;
Vuan nga apnea (mbajtja e frymëmarrjes në gjumë);
• Tërheq nga brenda qafën dhe kraharorin sa herë merr frymë;
• Merr ngjyrë blu;
• Ka episode të shpeshta refluksi;
• I futet ushqimi në mushkëri.
Trajtimi
Në rreth 90% e rasteve laringomalacia zhduket pa pasur nevojën e një trajtimi të veçantë deri në muajin 18-20. Nëse kjo nuk ndodh duhet të kryhet ndërhyrja, e cila do të largojë ndjeshëm simptomat e fëmijës.

Lexoni edhe: Bllokimi i frymemarrjes te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X