Çfarë është impetigo, infeksioni në lëkurën e fëmijëve dhe si ta trajtoni?

0 0

Impetigo (puçrrat në fytyrë) është një infeksion shumë ngjitës i lëkurës që shkakton plagë dhe flluska. Është një infeksion i zakonshëm dhe prek kryesisht fëmijët.

Impetigo shkaktohet nga bakteret Staphylococcus ose Streptococcus. Është ngjitëse dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për foshnjat e porsalindura. Është me rëndësi të mbani fëmijët e prekur larg nga foshnjat, dhe nuk duhet t’i çoni në shkollë ose në çerdhe derisa t’i keni trajtuar.

A duhet të kryeni vizitën tek mjeku?

Bisedoni me mjekun tuaj nëse ju ose fëmija juaj ka simptoma të impetigo. Impetigo zakonisht nuk është serioz, por nganjëherë mund të ngatërrohet me gjendje të tjera të lëkurës si pezmatim i lëkurës nga kontakti apo edhe pickimet e insekteve. Mjeku juaj do të përcaktojë se çfarë është në të vërtetë.

Trajtimi i impetigo-s

Impetigo zakonisht trajtohet me një krem antibiotik. Nëse lëkura nuk qetësohet, mjeku juaj mund t’ju japë një antibiotik për të gëlltitur.

Shumica e njerëzve nuk e ngjisin më sëmundjen pasi janë trajtuar për 48 orë, ose pasi plagët e tyre janë tharë dhe shëruar.

Për të minimizuar rrezikun e përhapjes së impetigo, është gjithashtu e këshillueshme që:

  • Të shmangni prekjen e plagëve;
  • Të lani duart rregullisht;
  • Të mos përdorni me të tjerët të njëjtat peshqirë për fytyrën, çarçafë, shall etj;

Gjithashtu mbajini fëmijët larg çerdheve, grupeve të lojërave apo shkollës derisa plagët e tyre të jenë tharë.

Kush preket nga kjo sëmundje?

Impetigo zakonisht prek fëmijët ndërmjet 2 dhe 6 vjeç. Kjo është për shkak të ambienteve, siç janë shkollat dhe çerdhet, ku infeksioni mund të përhapet me lehtësi.

Impetigo gjithashtu mund të prekë të rriturit, veçanërisht kur njerëzit jetojnë në një mjedis të mbyllur, siç janë kazermat e ushtrisë.

Impetigo jo-bullous është lloji më i zakonshëm i impetigo, që përbën më shumë se 70% të rasteve.

Komplikimet

Komplikimet nga impetigo kanë tendencë të jenë të rralla. Megjithatë, ndonjëherë infeksioni mund të përhapet në nyjet limfatike (lymfadenitis), ose në një shtresë më të thellë të lëkurës (celulitit).

A duhet të mos e çoj fëmijën tim në shkollë?

Ka një listë të sëmundjeve të zakonshme të fëmijërisë, duke përfshirë impetigo, ku këshillohet të mos i dërgoni fëmijët në shkollë.

Lexo edhe: Skuqjet ne lekuren e bebes, efektet e aloe vera

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X