Cfare eshte hipertonia tek bebet dhe si trajtohet

0 0

Shumë nëna shprehen se fëmija i tyre qëndron me shumë vështirësi në krah dhe gjatë gjidhënies e harkos shpinën nga mbrapa, ka vështirësi të qetësohet dhe të pranojë përkëdheljet që nëna i jep, të paktën jo deri në momentin që fëmija ushqehet në një dhomë të qetë. Irritimi i fëmijës shpesh konsiderohet nga nëna si një pjesë e karakterit dhe nuk mendohet se pas kësaj sjellje fshihet një problem i vërtetë neurologjik dhe konkretisht për hipertoninë asiale e cila është një patologji e karakterizuar nga një tonifikim më i lartë se normalja i muskujve e shkaktuar nga një maturim jo i mirë i sistemit nervor të fëmijës.
Hipertonia, si ta njohim?
Bebet me hipertoni shfaqin disa simptoma të veçanta të cilat e ndihmojnë nënën ta njohë atë. Gjithçka fillon me një thithje jo të mirë, fëmija mund të thithë më shumë se 12 herë në ditë duke shfaqur vështirësi në qëndrimin e gjatë në gji. Shpesh fëmija mund të tendosë këmbët dhe të harkojë shpinën dhe kokën duke u shkëputur nga trupi i nënës. Ai gjithashtu mund të shfaqë edhe një numër shumë të madh episodesh refluksi të cilat shkaktohen nga ndjeshmëria më e madhe e gojës, fëmija mund të ketë më shumë gazra intestinale. Një shenjë tjetër e rëndësishme është edhe zhvillimi më i madh krahasuar me fëmijët e të njëjtës moshë, duke theksuar këtu aftësinë për të ngritur kokën në javën e parë ose të dytë pas lindjes, si edhe rrotullimin në shpinë që në muajin e parë të jetës. Ai mund gjithashtu edhe të kafshojë gjirin me xhinxhiva gjatë thithjes.
Si trajtohet?
Me anën e disa trajtimeve specifike ju mund të rregulloni proçesin e gjidhënies si edhe lehtësoni simptomat deri në momentin që shqetësimi do të zhduket plotësisht. Ju duhet ta përkundi me qetësi fëmijën para gjidhënies në mënyrë që të ulet tendosja e muskujve dhe thithja të jetë më e mirë. Gjidhënia duhet të bëhet duke qëndruar në pozicion anësor duke e mbështetur fëmijën në një sipërfaqe të qëndrueshme në mënyrë që t’i mundësoni një mbështetje uniforme. Duhet gjithashtu të bëni edhe ushtrimin e gjuhës së fëmijës duke futur fillimisht në gojën e tij gishtin tuaj dhe duke ushtruar njëfarë presioni mbi gjuhën e tij në mënyrë që të harkoset. Këtë ushtrim duhet ta përsërisni disa herë në ditë në mënyrë që të largohet tendosja e gjuhës.

Lexoni edhe: Pozicionet me te mira per te ushqyer me gji






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X