Çfarë është “gjiri i dendur” dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

0 0

Termi “gjiri i dendur” mund të duket shumë i qartë, por a mund të kuptoni nëse i keni ose jo gjinjtë të tillë, apo problemet shëndetësore që mund të sjellin?

Në fakt gjiri nuk përbëhet vetëm nga yndyra. Ai përbëhet nga indet yndyrore dhe indet jo-yndyrore. Indet jo-yndyrore përbëhen nga gjëndrat e qumështit, kanalet e qumështit dhe llojet e tjera të indeve fibroze. Gjinjtë e dendur kanë më shumë inde jo yndyrore sesa inde yndyrore.

Nuk është e thjeshtë të kuptosh nëse ke ose jo gjinj të dendur, vetëm duke i ndjerë apo duke i parë ato. E vetmja mënyrë për të ditur nëse keni gjinj të dendur është me një mamografi.

Gratë më të reja në moshë kanë më shumë gjasa të kenë gjinj të dendur, por është e mundur që disa të tjera t’i kenë gjinjtë e dendur në çdo moshë. Dendësia e indit tuaj të gjirit luan një rol të rëndësishëm edhe në shëndetin tuaj. Për shembull, indet e dendura të gjirit mund ta bëjnë më të vështirë gjetjen e kancerit. Në mamografi, indet yndyrore të gjirit duken të errët, ndërsa indet e dendura të gjirit duken të bardha. Për fat të keq, edhe tumoret shfaqen të bardha në mamografi, gjë që mund ta bëjë më të vështirë për mjekët që t’i dallojnë ato nga indet e dendura të gjirit.

Dhe ndërsa ekspertët nuk janë të sigurt pse ndodh kjo, gratë me gjinj të dendur mund të kenë një rrezik pak më të lartë të kancerit të gjirit krahasuar me gratë e tjera që nuk kanë gjinj aq të dendur.  Është e paqartë rëndësia e indit të dendur si një faktor rreziku për sëmundje, por mjekët mund të rekomandojnë mamografi më të shpeshta ose teste shtesë të ekzaminimit si ultratinguj, për gratë që kanë gjinj të dendur.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur veten është njohja e historisë familjare me kancer gjiri, të bisedoni me mjekun tuaj për rrezikun e kancerit të gjirit ose në rast se nëse vini re ndonjë ndryshim në gjoksin tuaj.

Lexo edhe: Çfare duhet te dini per betejen e grave qe e kane mposhtur kancerin e gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X