Ekografia art.kokso-femorale eshte nje test i sigurt, jo i dhimbshem qe perdor valet ultratinguj per te perftuar imazhe nga kellku dhe legeni. Ky test preferohet te kryhet deri ne moshen 3 muaj.
Pse behet ky test?
Mjeket pediater kerkojne kryerjen e ketij testi kur dyshojne per nje problem te quajtur displazi zhvillimore e kellkut (DZHK). DZHK eshte nje deformim qe mund te ndodhe para, gjate ose ne javet dhe muajt e pare te lindjes.
Ne nje kellk qe funksionon normalisht koka e kofshes (femuri) qendron e puthitur ne folene e saj. Ne femijet me DZHK, koka e femurit leviz para-mbrapa ne folene e saj ose ne rastet me serioze ajo mund te dale jashte folese se saj dhe qe mund te futet ne vend me pak presion- ky quhet dislokacion.
Probabiliteti i DZHK rritet ne keto situata:
– Shtatezanite ne te cilat fetusi eshte i imet ne miter (per shkak te nje renie te sasise se lengut amniotik)
– Pozicioni abnormal i femijes ne miter
– Foshnjat me nje histori familjare te DZHK-se
– Gjithashtu DZHK ndodh me shpesh tek vajzat sesa tek djemte dhe ne femijet e pare
Mjeket pediater duhet t’i marrin ne konsiderate te gjithe keto faktore nese duhet bere ky test ose kur ata gjejne nje abnormalitet gjate ekzaminimit fizik si:
– Pamundesi per te hapur kembet aq sa eshte e mundur ne kete moshe
– Te degjuarin e nje “kliku” gjate ekzaminimit fizik
– Diferenca ne gjatesi ose ne pamje te kembeve
Pergatitja
Zakonisht, ju nuk keni per te bere ndonje gje te vecante per te pergatitur femijen tuaj per kete test. Femija juaj duhet te jete i ushqyer dhe te paraqitet ne kabinetin mjekesor ne momentin qe ai ndihet me i qete gjate dites. Shmangeni kryerjen e testit ne diten qe femija ka kryer vaksinen.
Procedura
Ekzaminimi zgjat rreth 20 minuta. Femija juaj mund te qaje gjate ekzaminimit, prandaj eshte e rendesishme qe ju te jeni brenda gjate procedures. Ne kete menyre femija do te degjoje zerin tuaj dhe do te ndieje pranine tuaj. Ekzaminimi nuk eshte i dhimbshem, femija juaj do te ndjeje nje shtypje te lehte ne kofshe si dhe ftohtesine e xhelit qe perdoret gjate ekzaminimit.
Avantazhet e testit
Grafia nuk i tregon kockat gjate 3-mujorit te pare dhe per kete arsye ekzaminimi me ultratinguj eshte i preferuar. Ekografia e kellkut tregon pozicionin e koces se femurit dhe formen e folese (acetabulumit). Ekografia ndihmon ne diagnostikimin e DZHK-se dhe eshte nje modalitet shume i mire per te ndjekur si po shkon trajtimi.
Lexo edhe: Mamografia, sa pak dime rreth saj!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu