Cfare eshte dhe si duhet te perdoret kremi Anesderm

0 0

Cfarë është Anesderm 5%?
Anesderm 5% krem përmban brenda tij si përbërës aktivë prilocainën dhe lidocainën. Ky krem ka veti kundër dhimbjes në saj të veprimit të tij mpirës në zonën e sipërme të lëkurës. Ai përdoret për të reduktuar dhimbjen gjatë një procedure të caktuar mjekësore, dhe në këtë rast vaksinimit.
Kur nuk duhet të përdorim këtë krem?
Ky është një medikament që nuk duhet të përdoret tek personat me ndjeshmëri të lartë ndaj përbërësve aktivë, tek fëmijët që do të kryejnë vaksinën e tuberkulozit (vaksina e parë që kryen fëmija në maternitet), tek plagët e hapura, si edhe tek mukozat e zonave gjenitale.
Në momentin që ky krem do të përdoret tek fëmijët duhet të tregoni kujdes:
 Nuk duhet të përdoret tek fëmijët prematurë të lindur para javës së 37-të të shtatëzanisë;
 Tek të porsalindurit (0-2 muajsh), sasia e kremit që duhet të aplikohet nuk duhet të kalojë 1 gr dhe zona e lyer nuk duhet të jetë më e madhe se 10 cm katror;
 Tek bebet 3-12 muajsh nuk duhet të aplikohet më tepër se 2 gr krem;
 Nuk duhet të përdoret për më tepër se 15-30 minuta tek fëmijët me dermatit atopik, pasi lëkura e tyre është e irrituar.
Si duhet ta përdorim Anesdermin?
Duhet të aplikoni një shtresë shumë të hollë në zonën ku do të bëhet shpimi dhe pasi kjo të ketë ndodhur duhet të vendosni sipër qesen e posaçme. Aplikimi mund të bëhet 50-60 minuta para shpimit. Gjysma e tubetit i takon një sasie prej 2 gr të kremit. Pasi qesja përkatëse hiqet, efekti i kremit zgjat për të paktën 2 orë.
Qesja dhe per pasoje edhe kremi nuk duhet të qëndrojë e vendosur në lëkurën e fëmijës për më tepër se:
 1 orë nëse fëmija është 0-2 muajsh;
 4 orë nëse fëmija është 3-11 vjec.
Efektet anësore
Ashtu siç do medikament tjetër edhe ky krem mund të ketë efektet e tij anësore të cilat mund të jenë:
Skuqje e lëkurës, reaksion në lëkurë, ndjesi djegie ose kruarje, ose edema (akumulim lëngjesh).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X