Cfare eshte depresioni i gjidhenies?

0 0

Depresioni pas gjidhënies është shumë i shpeshtë, gjendje e cila shoqëron gruan në fund të këtij proçesi, pra pasi ajo ka ndërprerë gjidhënien. Ushqyerja me gji është një nga eksperiencat më të bukura të nënës, falë së cilës ajo krijon një marrëdhënie tepër speciale me fëmijën e saj. Gjatë këtij proçesi fëmija e ndien nënën shumë pranë dhe nëna gjithashtu fëmijën, për këtë arsye në fund të tij nëna mund të ndiejnë simptoma depresioni.
Kur ndërpresim gjirin
Nëna mund të vendosë për ndërprerjen e gjirit për shumë arsye, dhe këtë mund ta bëjë edhe vetë fëmija. Pasi kjo ka ndodhur (pavarësisht arsyes) nëna përjeton emocione shumë negative, pasi i duket sikur ka humbur lidhjen me fëmijën e saj. Në të vërtetë ndërprerja e gjirit nuk e prish këtë marrëdhënie të tyre, por githsesi ndjesitë negative që përjeton nëna janë normale.
Si ndihet nëna?
Nëna mund të dojë të ushqej më gjatë fëmijën e saj me gji, por mund të ndodhë që të mos ketë qumësht , fëmija të mos dojë të pijë etj, dhe në këtë rast ajo fillon të ndihet në faj duke menduar që nuk ishte në gjendje t’i jepte më gjatë gji fëmijës së saj. Kjo mund të shkaktojë kriza të qarash dhe ankthi tek gruaja. Sigurisht që nëse qumështi ik dhe fëmija nuk do të pijë, faji nuk është i nënës dhe nuk ka vend për ndjenja faji.
Edhe nëse nëna vendos të ndërpresë gjirin ndjenjat e fajit janë të shumta, kjo pasi pas shumë muajve kontakt të afërt fizik, gruaja nuk do të ketë më me fëmijën, pra nuk do ta ketë më atë kontaktin intim mes tyre. Nuk mund të flasim për një depresion të vërtetë, por për një ndjenjë boshllëku dhe mërzie, gjë që është tepër normale.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X