Cfare e vonon apo pengon ardhjen e qumeshtit te gjirit?

0 0

Praktika të spitalit që ndikojnë mbi prodhimin/nxjerrjen e qumështit

  • Vënia me vonesë në gji e të porsalindurit;
  • Përdorimi i anestezisë së përgjithshme në lindjen me operacion;
  • Dhënia e glukozës ose qumështit artificial deri në ardhjen e qumështit;
  • Vendosja e orareve fikse për ushqyerjen e fëmijës;
  • Ndarja e fëmijës nga nëna.

Praktika të spitalit që shtojnë ankthin tek nëna

  • Nënë e papërgatitur dhe e painformuar;
  • Nënë e lodhur, sepse i është ndaluar të ushqehet gjatë aktivitetit të lindjes;
  • Ndalim i rreptë i vizitave në mjediset e lindjes për familjarët, ose e kundërta lëvizje të shumta të personelit, ose të familjarëve;
  • Mbajtja e shtatzënës në pozicion të palëvizshëm gjatë gjithë kohës që zgjat aktiviteti i lindjes;
  • Lëvizje të panevojshme të shtatzënës nga një mjedis i spitalit në një tjetër; • Mungesa e intimitetit dhe e mbështetjes psikologjike;
  • Personel mjekësor jo gjithmonë i sjellshëm;
  • Shumë persona që marrin pjesë në kujdes, shpesh japin informacion të kundërt me njëri-tjetrin.

Kur gjiri nuk ja del dot…

  • Vitamina K luan rol thelbësor në prodhimin e disa faktorëve shumë të rëndësishëm të mpiksjes së gjakut. Njëkohësisht është zbuluar këto kohët e fundit dhe ndikimi që ka kjo vitaminë në mineralizimin e kockës. Vitaminës K gjendet me shumicë vetëm në perimet me gjethe jeshile dhe në mëlçinë e kafshëve. Në qumështin e lopës dhe gjithashtu në qumështin e gjirit, sasia e kësaj vitamine është shumë e pakët.
  • Dhënia e vitaminës B6 dhe B12 është e domosdoshme për të gjithë fëmijët, të cilët ushqehen vetëm me gji. Sasia e vitaminës B6 varet nga mënyra e ushqyerjes së nënës. Por kjo vitaminë, edhe pse shtohet në dietë, nuk arrin të japë veprimin e dëshiruar. Ndërkaq është shumë e dobishme dhënia e kësaj vitamine në tremujorin e 2-të të jetës, kohë kjo në të cilën qumështi i nënës jep shumë më pak vitamina. Shtimi i vitaminës B12 bëhet i nevojshëm atëherë kur gruaja është vegjetariane (ha vetëm ushqime bimore).

Lexoni edhe: Si te rrisim qumeshtin e gjirit nepermjet ushqimeve? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X