Rrjedhjet e gjakut gjatë shtatëzanisë mund të jenë frekuente gjatë trimestrit të parë dhe kjo mund të jetë shumë normale, e kundërta ndodh nëse ato shfaqen gjatë trimestrit të dytë.
Çfarë duhet të dimë në lidhje me gjakderdhjen vaginale?
- Përdorini gjithmonë një pecetë ditore (lines) në mënyrë që të kontrolloni më mirë gjakderdhjen (pamjen dhe sasinë);
- Nuk duhet të përdorni tampon përthithës apo të kryeni marrëdhënie seksuale;
- Bëni një kontroll tek mjeku.
Përse mund të shfaqet gjakderdhja?
Në gjysmën e parë të shtatëzanisë:
- Mund të jetë shenja e një aborti spontan, por ndonjëherë aborti mund të ndodhë edhe nëse nuk ka gjakderdhje.
- Gjithashtu gjakderdhja në këtë periudhë mund të shkaktohet nga vendosja e embrionit jashtë mureve të mitrës (shtatëzani jashtë mitre), apo si pasojë e një shtatëzanie molare.
Në gjysmën e dytë të shtatëzanisë:
- Në këtë periudhë si shkaktar kryesor mund të konsiderohet acarimi i qafës së mitrës. Në këtë rast mund të jetë në rrezik shëndeti i gruas dhe fetusit për këtë arsye është shumë e rëndësishme kryerja e vizitës mjekësore.
- Gjithashtu si shkaktar mund të jetë edhe shkëputja e placentës para lindjes;
- Shkak gjithashtu mund të bëhet edhe plaçenta previa;
- Fillimi i proçesit të lindjes (lindje prematurë) etj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu