Cfare e frikeson nje femije?

0 0

Që në moshë të hershme fëmijët kanë frikë nga diçka apo nga një person. Ai mëson bashkë me frikën edhe mënyrën si ta kontrollojë atë, dhe kjo frikë mund të mos jetë vetëm ndaj diçkaje apo një personi të caktuar, por edhe ndaj “braktisjes”.

Frika e fëmijës në moshën:

0-3 vjeçare

  • Frika ndaj braktisjes: kjo frikë e bën fëmijën të ndihet i pasigurt dhe gjithcka ndodh për shkak të zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijës.
  • Frika ndaj burrave me mjekër. Zakonisht fëmija fillon të zhvillojë këtë frikë rreth vitit të parë të jetës dhe gjithçka ndodh për shkak se mjekra është një element jo natyral për fëmijët, dhe kjo frikë është më e madhe tek vajzat.
  • Frika ndaj stuhive dhe zhurmave të forta. Edhe kjo frikë zhvillohet rreth vitit të parë të jetës dhe nga ana psikoanalitike lidhet me një gjendje ankthi që shkaktohet nga një element i jashtëm.
  • Frika nga uji. Zakonisht mund të zhvillohet që në muajt e parë të jetës.

Mosha 3-5 vjeçare

  • Frika ndaj errësirës dhe natës. Zakonisht gjatë natës fëmija e zhvillon edhe më shumë frikën e ankthit duke qënë se është një moment që nuk ndodhet pranë prindërve. Gjithashtu ai mund të ketë frikë natën pasi errësira bën të mundur që ai të shikojë në formën e maktheve ato gjëra apo personazhe që e kanë frikësuar gjatë ditës.
  • Frika ndaj doktorit. Kjo është një frikë që zakonisht shfaqet si pasojë e një eksperience që fëmija mund të ketë kaluar në spital ose qendër shëndetësore.

Mosha 6-10 vjeçare

  • Frika ndaj kafshëve. Kjo frikë zhvillohet si pasojë e instiktit mbrojtës, kjo pasi ai nuk është gjithnjë në gjendje të kontrollojë veprimet e kafshëve, qofshin ato edhe shtëpiake.
  • Frika nga shkolla. Kjo është e njëjtë me atë që fëmija ndien kur shkon për herë të parë në kopësht, kjo pasi ai shkon në një ambient të ri, me njerëz të rinj, me të cilin ai duhet të përshtatet dhe të krijojë besim.

Lexoni edhe: Cfare shkakton stres tek femijet e vegjel? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X