Cfare e ben te funksionoje nje martese?

0 0

Ndoshta dashuria? Ndoshta respekti për njëri-tjetrin, vlerësimi i arritjeve, një jetë e shëndetshme seksuale? Cilat mund të jenë arsyet që e bëjnë një martesë të funksionojë? Martesa e shëndetshme është ajo që pasqyrohet kudo, e madje edhe në edukatën e fëmijëve dhe duke qënë kështu duhet t’i japim asaj vlerat e duhura. Duhet të njohim faktorët që e forcojnë atë dhe faktorët që ndikojnë negativisht. Vetëm kështu do të mundemi të kemi një familje të konsoliduar, sepse martesa është baza e një familje të tillë.
Duke qënë kështu kemi trajtuar këtë si temë në “Koha të bisedojmë”, në mënyrë që nënat të ndajnë eksperiencat me njëra-tjetrën, dhe ndoshta të zbulojnë se cilat janë ato gjëra që mund të ndryshojnë nëse kanë një problem të caktuar me partnerin e tyre.
Si janë shprehur nënat?
Mendimet kanë qënë të ndryshme…
Mundësia më e mirë për të pasur një martesë të shëndetshme, pra një martesë dhe bashkëjetesë që funksionon më së miri mund të jetë komunikimi!

• Mendoj se është shumë i rëndësishëm të qënit i hapur në biseda, pra komunikimi është faktori kryesor që ndikon pozitivisht për një martesë të shëndetshme.
• Nëse në martesë do të komunikohej më shumë problemet do të zgjidheshin më me lehtësi.
Besimi, dashuria dhe mirëkuptimi janë një pjesë shumë e rëndësishme, pra një kompleksitet faktorësh…
• Dashuria, bashkëpunimi, besimi, respekti, dhembshuria, bindja, të gjitha bashkë pasi nuk ka gjë më të shenjtë se një martesë.
• Janë shumë gjëra por mbi të gjitha besimi.
• Mirëkuptimi dhe besimi tek njëri-tjetri, pastaj të tjerat.
• Mendoj se martesën time e bën të funksionojë toleranca dhe mirëkuptimi. Një çift mbi të gjitha duhet të ketë një përputhje, të njohin mirë liritë e tyre dhe të lejojnë që tjetri të ketë hapësirën e tij. Duhet respekt reciprok, besim, gjendje financiare e qëndrueshme, marrëdhënie e mirë me familjarët e tjerë etj. Por po nuk pati dashuri gjërat e mësipërme bëhen pa vlerë.
Pra nuk mund të flasim për një faktor të vetëm
Një martesë, lidhje apo bashkëjetesë e mirë i ka themelet e saj në një dashuri të pastër, në atë dashurinë që perceptohet dhe jetohet si e shenjtë, ku partnerët e shikojnë me sy ndryshe tjetrin dhe problemet marrin një tjetër formë. Nuk po flasim për atë martesë e cila nxjerr në pah çdo defekt tënjeri tjetrit, ku nga gabimi më i vogël rrjedh një debat që pason atë të radhës e me radhë.
E nëse ekziston kjo dashuri e madhe duhet të vijë pas edhe miku më i ngushtë i saj. Komunikimi! Ai është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, dashuria i lidh dy persona, komunikimi i bën të qëndrojnë bashkë! Nuk zgjidhen problemet duke i mbajtur brenda vetes, nuk rregullohen gabimet pa i treguar tjetrit çfarë në të vërtetë nuk shkon. Edhe nënat më lart kanë të drejtë, është një kompleksitet faktorësh që e bëjnë ose nuk e bëjnë një martesë të funksionojë. Besimi, dhembshuria, gjendja ekonomike, aktivizimi në jetën sociale, respektimi i hapësirave të tjetrit, një marrëdhënie e mirë me familjarët e bashkëshortit apo bashkëshortes.
Shpesh herë mungesa e njërës prej tyre bën që të mos funksionojë edhe një tjetër, dhe kështu në familje fillojnë problemet. Për secilin çift ka diçka që kërkon më tepër kujdes se tjetra, një faktor që ka nevojë që ata të dy të punojnë më shumë. Për shembull nëse kanë mungesë besimi duhet të përpiqen të bisedojnë sa më shumë për të gjetur mënyrën që ai të rifitohet, nëse kanë probleme financiare të gjejnë mënyën e duhur për t’i zgjidhur.
Ajo që duam t’ju themi është se duhet të flisni sa më shumë dhe këtu nuk duhet të bëjnë pjesë akuzat ndaj njëri-tjetrit. Nëse keni vështirësi në një çështje të caktuar është e lehtë të etiketoni tjetrin si fajtor, por njëkohësisht duhet të dini se kjo nuk do t’jua zgjidhë problemin, përkundrazi do t’jua shtojë më shumë ato dhe do t’jua vështirësojë më tepër bashkëjetesën tuaj!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X