Cfare e ben nje mashkull baba te mire dhe bashkeshort te “keq”?

0 0

Ardhja në jetë e një fëmije rrit nivelet e hormonit të oksitocinës tek mashkulli dhe tek femra, duke pasur tepër efekte pozitive kryesisht në krijimin e një marrëdhënie tepër të mirë midis prindërve, përfshirë këtu edhe babait me beben e sapo ardhur në jetë. Është pikërisht oksitocina që e bën atë të jetë një baba i përkushtuar. Por studimet duket se nuk e lidhin këtë hormon vetëm me efektet pozitive.
Si ndikon oksitocina në marrëdhënien në çift?
“Oksitocina nuk është hormoni i dashurisë”, shprehet Larry Young, profesor në Universitetin Emory Nruroscience, teori e cila pohoet edhe nga psikologu klinik Adam Guastella, i cili e lidh veprimin negativ të këtij hormoni pikërisht me përqëndrimin që prindërit e rinj kanë tashmë në lidhjen e tyre. Sipas tij kur një çift ka një marrëdhënie të konsoliduar në të vërtetë nuk ekziston një problem real, por nëse marrëdhënia para lindjes ka qënë e tensionuar, rritja e hormoneve do të bëjë që të shtohet edhe më tepër tensioni.
Sipas studimeve, nëna mund të bëhet më tepër agresive ndaj të huajve, por oksitocina vepron edhe tek babai i cili ka tendencën të krijojë një marëdhënie të largët dhe jo shumë të gjallë me nënën e fëmijës.
Përse ndodh kjo?
Sepse si pasojë e rritjes së oksitocinës, babai mund të fillojë të ketë reagime negative në lidhje me personat që e rrethojnë, duke interpretuar shpesh edhe në mënyrë negative informacionin shoqëror, pra në mënyrë armiqësore. Sipas Guastella, nëse babai dhe nëna nuk kanë një marrëdhënie të mirë dhe nuk vlerësojnë komunikimin edhe para se të vijë në jetë një fëmjë, ndryshimi hormonal mund të ketë rezultate dramatike në marrëdhënien personale.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X