Ekspertët bien dakord se ushqyerja e shëndetshme nënkupton të hani më shumë fruta perime dhe drithëra.
Ushqimi i shëndetshëm duhet të jetë i lehtë. Duhet të hani pak nga të gjitha. Kur dietat tuaja bëhen shumë preçize duke eleminuar tërësisht disa elementë si karbohidratet etj, ushqimi bëhet jo i shijshëm dhe jo i mirë për shëndetin tuaj.
“Ushqimet bimore janë pothuajse gjithmonë më të dendura në lëndët ushqyese sesa ushqimet shtazore”, thotë David Katz, drejtor themelues i Qendrës Kërkimore për Parandalimin e Universitetit Yale.
Kur është fjala për mishin, nuk duhet të ndaloni kategorikisht konsumin e tij. E rëndësishme është të mos e konsumoni çdo ditë si një pjatë kryesore.
Kur është e mundur, përdorni mish vetëm si aromatizues. Gjithashtu, mos harroni se peshqit, drithërat, fasulet dhe bishtajoret e tjera mund të jenë njësoj të shijshme dhe të shëndetshme.
Sa për vegjetarianët, përpiquni të fusni sa më shumë ngjyra në gatimet tuaja, që ato të mos bëhen të mërzitshme.
“Ngjyra e ndritshme sinjalizon një përqendrim të lartë të antioksidantëve”, thotë Frances Largeman-Roth, një dietolog.
Sfidojeni veten përtej të kuqes, jeshiles dhe të verdhës. Frymëzohuni në tregun e fruta-perimeve për të përfshirë të gjitha ngjyrat në tryezën tuaj.
Sigurohuni që të hani një shumëllojshmëri përbërësish dhe të krijoni një ekuilibër mes ushqimeve më të rënda dhe atyre të lehta.
Lexo edhe: 1 diete e shendetshme mund te zvogeloje rrezikun e prekjes nga depresioni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu