Cfare duhet te kuptojme nga levizjet e ndryshme te femijes

0 0

Urime, ju jeni mami tani! Keni dhuratën më të bukur që ju kishte rënë në duar deri më sot. Dhuratë të cilën e pritët me padurim për 9 muaj. Dëgjuat nga brenda çdo levizje, çdo marrje fryme dhe ndatë më të çdo mërzitje dhe lumturi. Por, sigurisht që kur bebi lind ekziston një realitet tjetër. Është më i lirshëm, merr frymë dhe ju përpiqeni që të kuptoni të githa lëvizjet që ai bën. Lëvizjet që ai bën janë një mister që ju duhet t’i zbuloni dhe më pas t’i kuptoni. Mënyrat e ndryshme të lëvizjeve apo të gjestikulacioneve i kuptoi vetëm ju, për shkak të lidhjes që formohet mes nënës dhe fëmijës. Leximi i gjuhës së trupit tregon shumë për atë që fëmija ndjen dhe do të shprehë. Duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar më mirë lëvizjet e tij dhe çfarë do të shprehë.

Lëviz këmbët

Kur një fëmijë lëviz këmbët nënkupton që po kalon një kohë të mrekullueshme dhe është i lumtur. Levizja e këmbëve është mënyra më e mirë për të kuptuar që fëmija është i lumtur.

Përplasja e kokës

Kjo mund të nënkuptojë që fëmija është i nervozuar ose i dhemb diçka. Nëse e levizni në mënyrë ritmike fëmija juaj mund të qetësohet.

Kapja e veshëve

Nëse e shikoni që fëmija juaj kap veshët atëherë ekzistojnë dy shenja. Ose po shpreh gëzim se po zbulon një organ të trupit të tij ose i dhembin dhe duhet ta çoni pë kontroll.

Grushtet e shtrënguara

Një shtrëngim grushti është një lëvizje e rregullt që foshnjat bëjnë. Por mund të nënkuptojë një shenjë të urisë ose të stresit. Kur fëmija juaj është i uritur, bëhet i tensionuar dhe grumbullon grushtin e tij.

Shtrëngon gjunjët

Kur foshnja shtrëngon gjunjët është një shenjë e parehatisë ose nuk është zhvilluar mirë proçesi i tretjes. Fëmija bën këto lëvizje kur ka probleme me zorrët, gazrat ose kapsllëk.

Goditja e krahut

Goditja e krahut është reagimi i foshnjës ndaj mjedisit dhe një shenjë e vigjilencës. Zakonisht, i porsalinduri juaj do të zmbrapsë krahët kur dëgjon një zhurmë të papritur ose përjeton një dritë të ndritshme. Fëmija mund të shkundë krahët kur ta vendosni në dysheme ose nëse ndjen humbje të papritur të mbështetjes.

Lexoni edhe: Levizja e duarve nje stimul per kreativitetin e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X