Shtatzënia sjell shumë ndryshime. Mbi të gjitha kur është shtatzania e parë çdo nënë përbalet me nje frikë dhe dyshim. Ajo ka kuriozitet se çfarë duhe të bëjë në secilin muaj dhe çfarë ndryshime do i sjelli çdo muaj.
Muaji i parë
Në këtë periudhë shpesh femrat nuk e dinë se janë shtatzana dhe këshilla e vetme është të kryejë një aktivitet të moderuar fizik. Nëse është konsumuese e alkoolit ose duhanit të përpiqet ta ndalojë atë në mënyrë që të vendosi një dietë të shëndetshme.
Muaji i dytë
Pas zbulimit të shtatzënisë ju mund të vazhdoni të punoni dhe të konsumoni çdo gjë. Ju gjithashtu mund të udhëtoni pa problem, ndërsa aktiviteti fizik duhet të jetë i kufizuar. Vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet medikamenteve sepse krijon problem tek fëmija.
Muaji i tretë
Në këtë muaj të shtatzënisë ju mund të vazhdoni të punoni dhe hani përveç rasteve kur zbulohet prania e toksoplazmozës. Nëse analizat kanë nxjerrë në pah praninë e këtij problemi ju duhet të shmangni konsumimin e sallamrave, mishit dhe peshkut të papërpunuar.
Muaji i katërt
Rreziku i gabimit përfundon dhe mund të bëni më shumë aktivitet fizik, por gjithashtu edhe të udhëtoni.
Muaji i pestë
Në këtë periudhë mund të bëni gjithçka që keni bërë gjatë muajve të mëparshëm të shtatzënisë. Por duhet të shmanget qëndrimi për shumë kohë në këmbë.
Muaji i gjashtë
Kur vjen ky muaj, nëna fillon për të përgatitur dhomën e bebes. Ju mund të bëni gjithçka në muajin e gjashtë, por gjithmonë pa u lodhur shumë.
Muaji i shtatë
Ky është muaji në të cilin merren konceptet e para mbi këtë temë. Gjëja e rëndësishme nuk është të dëgjosh dhe të bësh me përpikmëri gjërat që të thonë të tjerët, pasi çdo shtatzani është e ndryshme. E rëndësishme është të keni kontakt të mirë më mjekun dhe të ndiqni këshillat e tij.
Në muajin e tetë, përsëri gruaja shtatzan mund të punojë nëse ndjen që ka energji. Sidoqoftë është e nevojshme të mos qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë. Duhet të shmanget puna e rëndë si dhe udhëtimet e gjata me makinë ose tren.
Muaji i nëntë
Janë vetëm disa hapa nga lindja. Në këtë periudhë mund të praktikojë aktivitet të lehtë fizik, si noti. Nuk duhet të punoni, por duhet të mëndoni vetëm për fëmjën që po vjen në jetë.
Lexo edhe: Shtatzania ne shtrat…Ja cfare duhet te beni
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu