Cfare duhet te dini rreth ushqyerjes gjate shtatzanise dhe gjidhenies

0 0

Ushqyerja e nënës ka një rol të rëndësishëm në ecurinë dhe në përfundimin e shtatzanisë. Një nënë e ushqyer mirë që para se të fillojë shtatzania, si dhe ushqyerja e duhur gjatë shtatzanisë janë kushte thelbësore për parandalimin e problemevemë të rënda për shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës.
Cfarë duhet të dinë nënat?
Gjatë shtatzanisë, mos hani për dy persona, por hani një vakt të vogël shtesë cdo ditë për të siguruar energjinë dhe ushqimin për ju dhe për rritjen e fëmijës tuaj.
Gjatë ushqyerjes me gji, hani dy vakte të vogla shtesë çdo ditë (zemra e paradites dhe e mbasdites) për të siguruar energjinë dhe ushqimin për ju dhe për rritjen e fëmijës tuaj.
Gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji, hani çdo ditë ushqime të ndryshme dhe më të mirat që keni në dispozicion, në varësi të vendit ku jetoni.
Nuk keni nevojë për ushqim të veçantë për të rritur prodhimin e qumështit të gjirit. Nënat adoleshente, kanë nevojë për më shumë kujdes, më shumë ushqim dhe më shumë pushim se nënat e tjera.
Zgjidhni ushqimet tuaja
Ushqyerja gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji duhet të jetë ushqim i zakonshëm, i shumëllojshëm, i balancuar dhe i shëndetshëm, që plotëson si nevojat e nënës ashtu edhe të fëmijës.
Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit, apo cilësia e tij është shumë e rëndësishme gjatë shtatzanisë.
Ushqimet bazë janë:
Gruri, orizi dhe produktet e tyre, zhardhokët si për shembull patatja, etj.
Ushqimet bishtajore janë:
Fasulet, thjerrëzat, bizelet, kikirikët dhe fara të tjera.
Frutat dhe perimet e ngjyrave të ndryshme të pasura me vitamina dhe kripëra minerale si:
Portokalli, banania, shalqini, pjepri, kajsia, karrota, kungulli, domatja, patëllxhani dhe lakra.
Ushqimet me origjinë shtazore ku përfshihen:
Mishi i kuq, pula, peshku, vezët, qumështi dhe produktet e tij, etj.
Yndyrat dhe vajrat, sidomos vajrat e farave si:
Vaji i ullirit, vaji i lulediellit, vaji i misrit, të cilët për mirësojnë thithjen e disa vitaminave dhe sigurojnë energji shtesë.
Tregoni kujdes me shtimin në peshë. Një grua shtatzanë duhet të shtojë 9-11 kg gjatë gjithë shtatzanisë.
Mbroni shëndetin tuaj!
Gjatë shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji ju duhet të kontrolloheni rregullisht tek mjeku. Rekomandohet që të kryeni të paktën 4 vizita gjatë shtatzanisë, duke i filluar vizitat sa më shpejt të jetë e mundur, kur ju kuptoni se jeni shtatzanë. Këto vizita janë të rëndësishme për ju, për të mësuar në lidhje me shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës.
Pini sa më shumë ujë, edhe kur nuk keni etje. Shmangni pirjen e çajit dhe kafes me ushqimin dhe kufizoni sasinë e kafes që ju pini gjatë shtatzanisë në përgjithësi. Mënjanoni marrjen e alkoolit dhe duhanit.
Për çfarë shtesa në vitamina keni nevojë?
– Gjatë shtatëzanisë vërehet një shtim i përgjithshëm i nevojave për të gjitha vitaminat dhe mineralet. Por, një ushqyerje e ekuilibruar, e shumëllojshme dhe shumëngjyrëshe e bën të panevojshme marrjen e preparative me vitamina, dhe minerale me përjashtim të acidit folik dhe jodit.
– Gratë të paktën tre muaj para fillimit të shtatzanisë duhet të fillojnë të marrin çdo ditë shtesa të acidit folik dhe i vazhdojnë ato deri në 21-28 ditë pas konceptimit, apo 6 javë pas fillimit të periodave të fundit.
– Për të parandaluar aneminë gjatë shtatzanisë keni nevojë të merrni ushqime të pasura me hekur, ndërsa për të trajtuar aneminë duhet të merrni mjekim sipas këshillës së mjekut.
– Jodi është përbërës i gjëndrës tiroide. Roli i tij është vecanërisht me rëndësi në zhvillimin e trurit pra në inteligjencën e fëmijës.
– Në vendin tonë protokolli i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë rekomandon dhënien e shtesave me preparate Jodi për gratë shtatzana, dhe gratë që ushqejnë me gji, si edhe fëmijët deri në 3 vjeç. Prandaj duhet të drejtoheni tek mjeku në mënyrë që ai t’ju përshkruajë tabletat e jodit që duhet të përdorni.
Asnjëherë mos merrni shtesa me multivitamina pa u këshilluar me personelin shëndetësor.
Si të përgatisim një ushqim të sigurt gjatë shtatzanisë?
– Higjena e mirë është e rëndësishme për të shmagur diarrenë dhe sëmundje të tjera;
– Përdorni enë të pastra dhe ruani ushqimet në një vend të pastër;
– Gatuani ushqimet dhe sidomos mishin, vezët dhe peshkun derisa të jenë bërë mirë;
– Lani perimet, gatuani menjëherë dhe për një kohë të shkrutër. E konsumoni ushqimin menjëherë, në mënyrë që të ruhen vlerat ushqyese;
– Lani mirë me ujë të rrjedhshëm frutat dhe perimet e pa gatuara përpara se t’i konsumoni;
– Lani duart me sapun dhe ujë të paktën para përgatitjes së ushqimeve dhe pas përdorimit të tualetit dhe larjes së foshnjës.
Kini parasysh:
– Pushoni më shumë gjatë tre muajve të fundit të shtatzanisë dhe në muajin e parë pas lindjes;
– Mënjanoni dietat dhe tendencat për të rënë në peshë gjatë shtatzanisë;
– Mënjanoni lëndët e dëmshme si alkooli, duhani, medikamentet etj;
– Gruaja duhet të jetë aktive, por pa kryer sforcime fizike;
– Nëse keni parazitë merrni mjekim nga mjeku, për të parandaluar aneminë.

Lexoni edhe: 5 perfitimet nga konsumimi i molleve jeshile ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X