Nëse jeni shtatzënë osesapo kenilindur dhe e ushqeni me gji fëmijën tuaj, është e kuptueshme që jeni të shqetësuara për rreziqet e viruset që qarkullojnë, aq më tepër në kohë pandemie, si kjo që po jetojmë. Qëllimi kryesor është që ne dhe foshnja të jemi sa më të mbrojtur.
A janë gratë shtatzëna në rrezik më të lartë për t’u prekur nga COVID?
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë shprehur më herët se sipas informacioneve që kanë në dispozicion deri tani, më parë se shtatzania nuk paraqet rrezik të shtuar për t’u prekur nga Covid 19.
Por në fund të qershorit ky informacion u përditësua, me shpjegimin se gratë shtatzëna mund të jenë në një rrezik në rritje në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë”.
Sipas një raporti të ri nga CDC, “gratë shtatzëna kishin më shumë gjasa të shtroheshin në spital, të shtroheshin në njësinë e kujdesit intensiv dhe të merrnin ventilim mekanik sesa gratë jo shtatzëna”.
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), “shumë pak dihet për COVID-19, veçanërisht lidhur me efektin e tij tek gratë shtatzëna dhe foshnjat” dhe se “ACOG është në dijeni të azhornimit të CDC dhe vazhdon të përditësojë praktikat e tij gjatë pandemisë “në zhvillim të shpejtë”.
CDC nuk po përpiqet të trembë gratë shtatzëna, thjesht dëshiron që njerëzit të kenë faktet që u nevojiten për të peshuar rreziqet kur të jetë e nevojshme.
“Të kuptuarit se kush është më i rrezikuar për sëmundje të rënda i ndihmon njerëzit të marrin vendimet më të mira për veten, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre,” shpjegoi Drejtori i CDC Dr. Robert Redfield. “Ndërsa ne të gjithë jemi në rrezik për COVID-19, duhet të jemi të vetëdijshëm se kush është i ndjeshëm ndaj komplikimeve të rënda, në mënyrë që të marrim masat e duhura për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tyre.”
“Gratë shtatzëna duhet të angazhohen në veprime të zakonshme parandaluese për të shmangur infeksionin si larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e kontaktit me njerëz të sëmurë,” shprehet CDC.
Nëse një grua shtatzënë merr COVID-19, a do t’ja transmetojë edhe fëmijës?
Një studim i botuar në The Lancet shqyrtoi shëndetin e nëntë foshnjave të lindura nga nënat me infeksion COVID-19. Të gjitha foshnjat kishin rezultate të mira Apgar, duke shënuar në rangun 8-9 në një minutë dhe 9-10 në 5 minuta. Hulumtimet shtesë të publikuara në JAMA ekzaminuan 89 foshnje nga 1 muaj deri në 11 muaj të cilët morën COVID-19 (nga jetesa me një të rritur që e kishte atë). Nga ato foshnja 4 kishin temperaturë, 2 kishin simptoma të vështirësisë në frymëmarrje dhe 1 nuk kishte fare simptoma. Asnjë nga 9 foshnjat nuk kishte nevojë për kujdes intensiv ose ventilim sepse asnjë prej tyre nuk kishte simptoma të rënda.
Që nga ai studim, ka pasur raste të rralla në Shtetet e Bashkuara ku foshnjat kanë pasur nevojë për ventilim dhe shumë pak vdekje foshnjore për shkak të COVID-19.
A mund të bëj vaksinën COVID-19 gjatë shtatzanisë?
Kolegji Amerikan i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të gjithë bien dakord që vaksina COVID është e sigurt për gratë shtatzëna.
Hulumtimet e reja nuk gjejnë dëshmi se vaksinat Pfizer-BioNTech ose Moderna paraqesin rreziqe serioze gjatë shtatzënisë, për nënën ose foshnjën. Të dhënat, të publikuara në qershor, tregojnë se vaksinat e ARN nuk lidhen me një rrezik në rritje të abortit, lindjes së foshnjës së vdekur ose defekteve të lindjes kur kryhen gjatë shtatzënisë.
Mos harroni: vaksina kundër COVID nuk përmban një virus të gjallë.
A mund të bëj vaksinën kundër COVID-19 gjatë ushqyerjes me gji?
OBSH rekomandon që nënat që ushqejnë me gji të vaksinohen. Studiuesit nuk kanë gjetur dëshmi të pranisë së vaksinave Pfizer ose Moderna COVID-19 në qumështin e gjirit të njeriut në një studim të vogël, të botuar në revistën JAMA Pediatrics. Studiuesit thonë se kjo tregon që vaksinat janë të sigurta për t’u kryer gjatë ushqyerjes me gji dhe nuk do të ndryshojnë qumështin tuaj të gjirit.
A ndikon vaksina kundër COVID në pjellori?
Sipas Johns Hopkins Medicine, vaksina kundër COVID-19 nuk do të ndikojë në pjellorinë tuaj.
“Gratë që përpiqen të konceptojnë në mënyrë aktive mund të vaksinohen me vaksinat aktuale COVID-19-nuk ka asnjë arsye për të vonuar shtatzëninë pasi të keni përfunduar serinë e vaksinave,” thuhet në faqen e tyre të internetit.
Nëse marr COVID, si do ta mbroj fëmijën tim?
Deri më tani, nuk ka dëshmi se COVID-19 transmetohet përmes qumështit të gjirit, vëren CDC. Format e antitrupave që mbrojnë kundër koronaviruseve janë gjetur në mostrat e qumështit të gjirit. Kjo do të thotë që trupat e nënave po prodhojnë antitrupa dhe i kalojnë ato (por jo virusin) tek foshnjat e tyre.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.