Cfare duhet te beni per te qene nje baba i mire?

0 0

Të qënit baba në kohët e sotme nuk është e njëjta gjë si në kohët e para. Ata tani janë më aktivë në rritjen dhe edukimin e fëmijës, e cila tani nuk konsiderohet më vetëm si detyrë e nënës. Por, edhe pse babai ka dëshirë të marrë pjesë në edukimin e fëmijës shpesh nuk e gjen mënyrën e duhur për t’u përfshirë.
Çfarë thonë psikologët në lidhje më këtë?
Këshillat e mëposhtmë janë të vlefshme për fëmijët mbi 7 vjec.
1- Mos kërkoni që fëmija të ndjekë ëndërrat tuaja
Shpesh babai mendon se ai e di çfarë është më e mira për fëmijën e tij, cilin shokë të mbajë pranë, cilin sport të frekuenojë, çfarë aktivitetesh të ndjekë. Shpesh, dhe sidomos me fëmijët meshkuj, babai identifikon veten e vet dhe për këtë arsye mund të dojë që fëmija të ndjekë rrugën “më të drejtë”’, e cila jo rrallë përkon me ëndërrat dhe dëshirat e parealizuara të babait. Kjo është diçka e gabuar pasi fëmija juaj është i ndryshëm nga ju dhe për pasojë do të ketë dëshira të ndryshme nga tuajat.
Po me vajzat si funksionon? Vazjat në përgjithësi janë më të shkathëta dhe më aktive në mësime si edhe në aktivitetet shkollore. Kjo e bën babain të ndihet më krenar për të, dhe për pasojë ta përkëdhelë më tepër.
2- Pranoni personalitetin e tij dhe e dëgjoni
Prezenca e babait është shumë e rëndësishme për fëmijën, sidomos pas vitit të 7-të të jetës, i cili në nivelin psikologjik hyn në botën e babait. Ai e ka të nevojshme të kuptohet dhe dëgjohet nga babai. Në moshën 7-8 vjeçare fëmijët kanë shijet dhe dëshirat e tyre të cilat duhet t’i dëgjoni , të tregoheni të vëmendshëm ndaj mendimeve që ata mund të shprehin për një shok, lojë, film, sepse shpesh këto janë të dhëna të rëndësishme të personalitetit të tyre. Ju duhet të mësoni të respektoni dhe kënaqni dëshirat e tyre.
3- I mësoni rregullat duke luajtur
Baballarët e sotëm duhet të ndjekin një mënyrë të re të prindërimit, e cila konsiston në edukimin e tyre nëpërmjet shprehjes së dashurisë dhe jo nëpërmjet urdhërave. Për këtë ju duhet ta bëni gjithçka në formën e një loje.
Loja në të gjitha format që mund të zhvillohet luan një rol shumë të rëndësishëm për t’i mësuar fëmijës vlerat që do t’i duhen në jetë. Loja fizike ka rëndësi pasi e mëson fëmijën të qëndrojë pranë personave, pra “lufton” distancën fizike si edhe i komunikon fëmijës afeksionin për njerëzit e tjerë. Loja strategjike (sporti që nuk luhet në fushë, por në tavolinë), është shumë i rëndësishëm për t’i mësuar fëmijës të respektojë kohën që personi tjetër ka në dispozicion, të respektojë “kundërshtarin”, ndershmërinë si edhe e vë në provë. Mundohuni të gjeni pak kohë të lirë për ta kaluar me fëmijën tuaj duke luajtur. Këtë duhet ta bëni çdo ditë.
4- Rregullat, socializimi dhe përballja me botën e jashtme
Sjellja e babait nuk duhet të jetë e njëjtë me atë të nënës. Në kohët e sotme duket se sjellja e tij po i afrohet gjithmonë e më shumë asaj të nënës, dhe kjo është e gabuar, pasi fëmija duhet ta ndjejë ndryshimin midis roleve. Ju mund të tregoheni të dashur dhe të kuptueshëm me fëmijën tuaj, por pa harruar se roli i babait konsiston në mësimin e rregullave, socializimin e tij dhe përshtatjen me botën e jashtme.
5- Shkoni në mbledhjen e prindërve si edhe në takimet me pediatren
Ju përveç lojrave dhe përkëdheljeve që mund t’i bëni fëmijës duhet të kujdeseni edhe për një çështje tjetër të rëndësishme, siç është arsimi dhe shëndeti. Kjo nuk duhet të jetë vetëm detyrë e nënës, pasi edhe ju duhet të jeni sa më të përfshire në këtë aspekt.
Mungesa e kohës nuk duhet të shërbejë si një justifikim, pasi 1 apo 2 orë kohë mund të kërkoni lejë nga puna. Një baba i mirë duhet të interesohet edhe për ecurinë e fëmijës në shkollë në mënyrë që të krijojë një marrëdhënie direkte me të, pra pa pasur nevojë për nënën si ndërmjetës.
E njëjta gjë vlen edhe për vizitat tek mjeku apo për konsultat me trajnerët e sportit që fëmija juaj mund të ndjekë. Secila prej tyre përfaqëson një aspekt të rëndësishëm të zhvillimit të fëmijës që babai nuk duhet të tregohet indiferent.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X