Cfare duhet te bejme gjate ushqyerjes se femijes ne vitin e pare te jetes?

0 0

Nga mosha 8-10 muajsh bebi juaj mund të hajë 2-3 vakte ushqim në ditë, ulur në tryezë nderkohe duhet tevazhdoni ta ushqeni edhe me gji apo me qumësht artificial.
Çfarë duhet bërë tani gjatë ushqyerjes?
Ai është shumë i hutuar dhe i kënaqur që ka futur duart në tas dhe mund të fusë ushqimin që andej në gojë, në mjekër e kudo, saqë mund të mos t’i interesojë më që ju vazhdoni t’i jepni ushqim me lugë. Nëse është përsëri i uritur, mund të qajë dhe të sikletoset sepse nuk arrin ta kapë ushqimin aq shpejt sa do, ose nuk arrin t’i fusë të gjitha copat në gojë, prandaj jepini përsëri edhe disa lugë ushqim. Nëse ai po kënaqet, lëreni të mësojë të ushqehet vetë. Të ndiejë se po ia del vetë është shumë e rëndësishme për të. Ai e di se kur është i ngopur. Së fundmi mbani mend se ushqimet e ngurta mund ta bëjnë bebin që të ketë etje. Jepini ujë me një gotë të vogël plastike ose biberon.
Kur fëmija është duke ngrënë vetë, duhet të keni kujdes:
• Mos e lini kurrë vetëm kur ai ha, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
• Mos i jepni ushqime shumë të “rrëshqitshme”, si për shembull mandarinë, pasi mund të mbytet.
• Mos i jepni kokrra rrushi, ushqime me bërthamë, shumë të forta (për shembull karrota të gjalla), apo me përmasa të rrezikshme, feta të mëdha molle që mund të copëtohen, sepse mund të mbytet.
• Mos u mërzisni nëse shtëpia bëhet pis me thërrime apo lëngje, kjo që po kaloni së bashku me bebin tuaj është një fazë e rëndësishme e rritjes.

Lexo edhe: Cili eshte ushqimi me i mire per femijet kur jane ne plazh? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X