Demeter International është organizata më e madhe botërore për certifikimin e bujqësisë biodinamike. Kjo organizatëështë krijuar në Berlin, Gjermani dhe emrin e ka marrë nga perëndia greke për pjellorinë e grurit që quhej Demetër.
Certifkata Biodinamike Demetër përdoret në më shumë se 50 vende në mbarë botën për të siguar që produkte të caktuara kanë standartet ndërkombëtare të cilësisë së prodhimit dhe përpunimit.
Programi i Certifikimit Demeter u themelua ne 1928, dhe është shenja që dallon produktet ushqimore te prodhuara në mënyrë organike.
Eshtë shumë e vështirë që një produkt ushqimor të marrë certifikimin Demeter dhe kjo certifikatë duhet të rinovohet cdo vit për produktet që marrin atë. Produket që do të certifikohen Demeter i nënshtrohen kontrolleve shumë të rrepta që kanë të bëjnë me:
- biodiversitetin dhe ekosistemin;
- fermën kur rritet lënda e parë (bimët);
- mjedisin tokë ku do të rriten bimët.
Sigurisht përdorimi i kimikateve, pesticideve dhe elementeve gjenetikisht të modifikuara është rreptësisht i ndaluar.
Edhe në Shqipëri ofrohen disa produkte të cilat janë të certefikuara nga Programi i Certifikimit Demeter.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu