Ç’do të thotë të jesh nëna e një djali

0 0

Një vajzë është patjetër shoqja më e mirë e nënës së saj dhe princesha e vogël e babait por një djalë është dashuria e madhe e nënës.

Pastërtia e dashurisë së djalit për nënën e tij është e plotë dhe e thjeshtë! Më poshtë ju tregojmë se si është të jesh nënë e një djali:

  • Është, para së gjithash, një nder, sepse të jep mundësinë për të rritur një mashkull. Ju tregon një pasqyrë të botës së brendshme të meshkujvem ju ndihmon të kuptoni se si ata I shohin gjërat dhe si bashkëveprojnë në shoqëri.
  • Është një aventurë, sepse I vockli juaj është “një përbindësh” i ri dhe energjetik! Çdo gjë që ai bën është në nivelin më të lartë të aktivitetit: uria, humori dhe dashuria. Ju do të ngeleni pa energji duke vrapuar pas tij
  • Ju bën të ndiheni më të sigurta ndaj rreziqeve dhe më pak të frikësuara rreth të panjohurës.
  • Ju duhet të njiheni me ndjenjatmë të guximshme dhe më të tmerrshme që keni menduar ndonjëherë. Kjo pasi ai do të jetë një eksplorues ose alpinist, gjithmonë gati për të shkaktuar probleme.
  • Është i paparashikueshëm! Vetëm kur mendoni se ai është fëmija më i ashpër dhe më grindavec, ai do t’ju befasojë me fjalët më të buta ose aktin më prekës që do të shkrijë zemrën! Të qeshurat e ëmbla dhe puthjet e tij janë më të mirat.
  • Veshja e djemve mund të bëhet acaruese! Ndryshe nga veshjet e vajzave që janë krejtësisht të adhurueshme, seksioni i rrobave për djem është më i vogël, me një gamë të kufizuar të ngjyrave dhe opsioneve të veshjeve; ju me të vërtetë duhet të mendoheni gjatë në mënyrë që veshja e tij e ardhshme të duket që është e re.
  • Ai është patjetër një kalorës me armë gati për t’ju mbrojtur. Pa marrë parasysh se sa i vogël është ai, instinktet e tij mbrojtëse janë gjithmonë aty për t’ju mbajtur të sigurta nga çdo dëmtim! Burri nuk do të guxojë as të bëjë shaka me ndonjë shpullë për sa kohë që pranë keni djalin.
  • Shtëpia juaj kurrë nuk do të jetë më kurrë një vend i qetë; ajo gjithmonë do të jetë e zhurmshme dhe thuajse kurrë e pastër. Djemtë kanë një aftësi unike për të krijuar një rrëmujë në çdo cep të shtëpisë, veçanërisht nëse prisni mysafirë!
  • Ju do ta shihni atë duke garuar me makinat e tij, duke ndërtuar dhe rrëzuar ndërtesa me blloqe, duke luajtur në baltë me top dhe pastaj mund ta shihni në darkë duke parë me qetësi televizor së bashku me gjyshërit, duke marrë në shtrat lodrën e tij të preferuar. Ai mund të jetë shkatërrues ose krijues, të gjitha në varësi të humorit që do të ketë.

Të jesh një nënë e një djali të bën të kuptohsh sa patetike janë të gjitha stereotipet gjinore! Të shqetësohesh për rritjen e tyre në një botë maskiliste dhe toksike dhe t’u kërkosh t’I fshehin lotët “pasi burrat nuk qajnë”. T’I mësojmë ata të shfaqin inteligjencën emocionale, dhembshuri dhe dashuri është pjesë e amësisë. Është detyr jonë të përpiqemi ta shkatërrojmë këtë kulturë që ushqen hiper-maskilitetin midis njerëzve.

Lexo edhe: Djale apo vajze? Kush shkakton me shume stres tek nena sipas studimeve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X